Dje (të enjten) në mbrëmje u zhvilluan tetë ndeshjet e aktit të parë për fazën e 1/8-ave të Europa League. Në derbin e Italisë, skuadra e Bolognas barazoi 1-1 kundër Romës, Aston Villa fitoi në Francë 0-1 kundër Lille, ndërsa Porto siguroi suksesin 1-2 në Stuttgart. Rezultat befasues në Angli, me Midtjylland që fitoi 0-1 kundër Nottinghamit. Do jetë e enjtja e radhës dhe ndeshjet e kthimit ato që do përcaktojnë tetë skuadrat që do kalojnë në fazën çerekfinale të këtij eventi.

Në 'Dall'Ara' Bologna dhe Roma barazuan 1-1 në një ndeshjet shumë të luftuar, me raste shënimi dhe grintë në fushë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa vendasit kaluan në epërsi pas 50 minutash lojë me golin e Federico Bernardeschit. Miqtë nga Roma barazuan me Lorenzo Pellegrinin në minutën e 71-të për të lënë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në 'Olimpico' pas gjashtë ditësh.

Në Francë, vendasit e Lille humbën 0-1 nga Aston Villa. Miqtë nga Birminghami shënuan me Olie Watkins në minutën e 61-të të takimit. Në Gjermani, Stuttgart humbi 1-2 nga Porto. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë me Moffi dhe Mora, para se Undav të shkurtonte brenda pjesës së parë.

Në Angli Nottinghami u befasua duke u mposhtur 0-1 nga Midtjyllandi. Danezët shënuan me Cho Gue-Sung në minutën e 80-të. Fitore edhe për Panathinaikos që në stadiumin olimpik të Athinës mposhti 1-0 spanjollët e Betisit.

Europa League, faza e 1/8-ave:

E enjte, 12 mars 2026

18:45

Bologna 1-1 Roma

Lille 0-1 Aston Villa

Panathinaikos 1-0 Betis

Stuttgart 1-2 Porto

21:00

Celta Vigo 1-1 Lyon

Ferencvaros 2-0 Braga

Genk 1-0 Freiburg

Nottingham 0-1 Midtjylland