Këtë të enjte do zhvillohen tetë ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Europa League, të vlefshme për aktin e parë. Duelet do zhvillohen në dy orare, 18:45 dhe 21:00, ndërsa spikat derbi italian mes Bolognas dhe Romës.

Në 'Dall'Ara' dy skuadrat italiane pritet që të kërkojnë golat, paçka se kualifikimi për në çerekfinale do vendoset vetëm një javë më vonë. Për Bolognan do mungojnë Bonifazi, De Silvestri dhe Fauske Helland. Nga krahu tjetër Roma nuk do ketë Dovbyk, Dybala, Ferguson, Mancini dhe Soule.

Po në orën 18:45 luhen edhe Lille - Aston Villa, Panathinaikos - Betis dhe Stuttgart - Porto. Në sfidën e Gjermanisë mund të dalë edhe ekipi që do i shkojë deri në fund këtij turneu.

Në orën 21:00 do luhen edhe katër sfidat e tjera, Celta Vigo - Lyon, Ferencvaros - Braga, Genk- Freiburg dhe Nottingham - Midtjylland.

Europa League, faza e 1/8-ave:

E enjte, 12 mars 2026

18:45

Bologna - Roma

Lille - Aston Villa

Panathinaikos - Betis

Stuttgart - Porto

21:00

Celta Vigo - Lyon

Ferencvaros - Braga

Genk - Freiburg

Nottingham - Midtjylland