Europa League, iken Lazio, ja
ekipet e kualifikuara në çerekfinale

Europa League, iken Lazio, ja<br />ekipet e kualifikuara në çerekfinale
Lazio, ‘skuadra italiane e shqiptarëve’ është eliminuar nga Uefa Europa League në një nga mënyrat më të këqija të mundshme. Ekipet që kaluan për në fazën çerefkinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian janë: Shakhtar, Sevilla, Villareal, Athletic Bilbao, Liverpool, Sparta Prague, Dortmund dhe Braga.

Lazio u mund sot në shtëpinë e saj “Stadio Olimpico” me rezultatin 3-0 nga Sparta Prague, një kundërshtar që në letër u konsiderua lehtësisht i kalueshëm. Gabimet e mbrojtjes italiane u shfrytëzuan nga çekët, të cilët i shënuan të tre golat brenda pjesës së parë.

Edhe pse statistikat e qarkullimit të topit dhe goditjeve drejt portës kundështare flasin në favor të italianëve, pësimi i dy golave brenda 12-minutave të para të lojës, rezultoi një goditje psikolologjike e rëndë për lojtarët e Lazio-s. Goli i tretë i shënuar në minutën e 44-të të ndeshjes së kthimit të çiftit Lazio-Sparta Prague, e vlefshme për raundin e 1/8 të Europa League, ‘fundosi’ shpresat e italianëve për një kualifikim të mundshëm.

Mesfushori lacial Senad Lulic, duke foluar në emër të shokëve skuadrës tha pas ndeshjes: “Duhet të na vijë turp për këtë rezultat”!

Ndërsa, trajneri i Lazio-s, Stefano Pioli tha se të harosh këtë ndeshje “do të jetë e pamundur”.

“Gabuam gjithçka, të jesh në disavantash të tre golave që në pjesë të parë është e pashpjegueshme. Është diçka që nuk e pranojmë si lojtarë, duhet të na vijë turp nga ky rezultat. Gjëja e vetme që nuk donim ishte të dilnim në këtë mënyrë nga Europa, në shtëpinë tonë, përpara tifozëve tonë dhe me këtë rezultat. Duhet të na vijë turp!”, tha Senad Lulic, “heroi” i finales së Kupës së Italisë fituar tre vite më parë nga Lazio me rezultatin 1-0 kundër Romës.

Me këtë humbje, situata për Lazion duket e zymtë. Në kampionat, bardhë e kaltërit rendin në vendit e 8-të, 13 pikë larg nga vendi i 5-të që të çon në fazën eliminatore të turneut të dytë më të rëndësishëm evropian. Dhe teksa kanë mbetur vetëm 9 ndeshje nga fundi i kampionatit, mudësia e pjesëmarrjes në turneun e vitit të ardhshëm të Uefa Europa League duket një ëndërr e paarritshme. Jashtë nga Europa League dhe nga “Coppa Italia”, si dhe ‘pa objektiva’ në kampionatin italian, vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e tranierit Stefano Pioli në drejtimin e stolit të Lazio-s.

Redaksia Online                                        
(M.B/Shqiptarja.Com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)