Eliminohet Interi nga Europa League. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Gjermani me rezultatin 3-1, Interi humbi edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi 1-2 me gjermanët e Volfsburgut, që treguan se janë shumë herë më superiorë se italianët. Ky është një tjetër dështim këtë edicion për ekipin e Mancinit, pas atij në kampionat, pasi është shumë larg zonës Champions.

Në derbin italian mes Romës dhe Fiorentinës ka dalë fituese kjo e fundit duke shënuar tjetër eliminim për Romën. Pas dështimit në kampionat në duelin me Juventusin, Roma detyrohet t’i japë lamtumirën edhe Europës. Napoli barazoi në ndeshjen e kthimit me Dinamo Moscov, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë në Itali i jep të drejtën të vazhdojë më tej. Surprizë ishte kualifikimi i Dinamos së Kievit duke eliminuar Evertonin.



d.b/shqiptarja.com