Për t’u rikthyer te kronika e ndeshjes, Laçi e nisi mjaft mirë duke kaluar në avantazh me Meton në minutën e 20. Goli vendosi qetësinë në kampin bardhezi, duke kontrolluar topin me qetësi dhe sulmuar, por pjesa e parë u mbyll në barazim. Pjesa e dytë fillon ters për vendasit dhe mirë për miqtë që shënojnë golin e dytë me Kvekveksiri në të 47’ duke gjunjëzuar Laçin.
Minutat në vazhdim pas pësimit të golit nuk ishin shumë të mira për Laçin, aq sa rrezikoi edhe pësimin e golit të dytë, ndërsa në fund kishte një rast të artë me Xhejms për të dyfishuar, por nuk u tregua i saktë duke mos shtyrë topin në rrjetë në vijën fatale.
Formacionet zyrtare:
Laçi
Vujadinovic, Cela, Sheta, Doku, Sefgjini, Vucaj, Mustafa, Meto, Teqja, Veliaj, Xhejms. Tr:Armando Cungu
Inter Baku
Agayev, Juanfran, Kasradze, Khizanishvili, Huseynov, Kvekveskiri, Abbasov, Seyidov, Bayramov, Aliev, Fomenko Tr: Zaur Svanadze.
Europa League
Kukësi-Torpedo Zhodino 2-0
Kukësi hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit në turin e dytë të Europa League, pasi mundi me rezultatin 2-0 ekipin e Torpedo Zhodino. Kukësi fitoi ndeshjen ndaj bjellorusëve, por humbi tifozët, pasi për shkak të çmimit shumë të lartë të biletave humbi mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin përgatitur për të qenë të shumtë, por cmimet e kripura i ndaluan, teksa edhe letra ndaj Gjicit nuk bëri punë.
Kukësi – Torpedo Zhodino 1-0 09′ Karioka
Posted by Free Sport TV Info on Thursday, July 2, 2015
Ndeshja ashtu sikur pritej ishte e lehtë për ekipin e Kukësit, pasi shënoi dy gola të lehtë, dhe rezultati mund të ishte edhe më i thellë nëse do të tregoheshin të saktë para portës.
Pjesa e parë u mbyll me super golin e shënuar nga Karioka në minutën e 9 me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa në të dytë vulosi gjithçka Pejic.
Në ndeshjen e kthimit Kukësi udhëton i qetë pas një jave, pasi kualifikimi u vendos.
Bojkoti i tifozëve
Çmimet e larta të biletave kanë bërë që tifozët e Kukësit të braktisin ekipin e tyre të zemrës, pasi sipas letrës së hapur drejtuar presidentit Gjici nuk kishin mundësi që ta përballonin, pasi edhe udhëtimi është i largët.
Por, letra duket se ka përfunduar në vesh të ‘shurdhët’ pasi asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa tifozët ashtu sikur pritej kanë bojkotuar ndeshjen, jo nga dëshira e tyre, por pamundësia.
Në stadiumin kombëtar ishin të pranishëm vetëm një numër i vogël tifozësh krahasuar më atë të 3 vite më parë përballë Sarajevos kur ‘Qemal Stafa’ ishte plot.
Në foto: Tifozët në ndeshjen e sotme
Në foto: Tifozët në ndeshjen me Sarajevon 18 Korrik 2013
Formacionet zyrtare
Kukësi
Stajila, Hallaçi, Muça, Malota, Mici, Hasani, Biringueta, Flores, Moreira, Karioka, Pejiç
Torpedo Zhodino
Stepanov, Burko, Melink, Pankovets, Serdjuk, Maksimov, Kontesevoi, Datsenko, Kontsevol, Hleb, Platonaow
Europa League
Stomsgodset- Partizani 3-1
Partizani tronditet në Norvegji pas humbjes 3-1 përballë Stromsgodsetit. Humbja eklipson shpresat për kalimin e turit edhe pse për të vendosur kualifikimin duhen edhe 90 minuta në ndeshjen e kthimit në Tiranë.
Partizanin në lojë e mban vetëm goli i shënuar nga Fazliu, pasi i nevojitet një fitore 2-0 në Tiranë për të kaluar më tej, ndërsa norvegjezët janë më të avantazhuar.
2
Por, Partizani nuk humbi vetëm ndeshjen, portieri Alban Hoxha pësoi një dëmtim në pjesën e parë duke u detyruar që të largohet me barelë.
min. 21' Video e golit 1-0 per vendasit
Posted by Fk Partizani on Thursday, July 2, 2015
Ndërsa problemet vazhdojnë, pasi kapiteni Nexhipi u la në stol, ç’ka është një shenjë divorci me të kuqtë. Përsa i përket kronikës së ndeshjes golat për Stromsgodseti u shënuan nga Vilsvik 21′, Ogunjimi 66′,Vilsvik 72′. Ndërsa fazliu ngushtoi shifrat në të 68’ kur rezultati ishte 2-1, por vendasit pak sekonda më pas vulosën fitoren 3-1.
Formacionet zyrtare
Stomsgodset
Pettersen, Madsen, Hanin, Boateng, Vilsvik, Hoibraten, Fossum, Abu, Storflor, Vikheim, Ogunjim.
Partizani
Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Ibrahimi, Vrapi, Kalari, Batha, Trashi, Vila, Plaku, Racic.
Në mbështetje të ekipit të Partizanit për në Norvegji kanë udhëtuar një numër i madh tifozësh shqiptarë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në një sfidë Europiane pas 7 vitesh mungesë.
Tifozat e mrekullueshem!!
Posted by Fk Partizani on Thursday, July 2, 2015
d.b/shqiptarja.com