Europa League, Kukësi tenton 
përmbysjen e madhe në Poloni

Europa League, Kukësi tenton <br />përmbysjen e madhe në Poloni
Pas Skënderbeut, sonte në orën 21:00 e ka radhën Kukësi që të thotë fjalën e fundit në Europa League. Kukësiant kanë udhëtuar në Poloni për t’u ndeshur me Legian e Varshavës me optimizëm, edhe pse ndeshjen do ta nisin nga humbja në tavolinë 3-0 pas ndërprerjes së sfidës së parë në Tiranë për shkak të goditjes së lojtarit mik, Duda në kokë me sende të forta.

Megjithatë drejt Polonisë ka udhëtuar edhe vetë Gjici për të mbështetur ekipin. Trajneri Mancello Trosi beson se Kukësi do të arrijë që të përmbysë rezultatin. “Legia nuk e arriti fitoren në fushë, por në tavolinë. Do të jetë e vështirë, por ne nuk dorëzohemi, do të tentojmë që të kualifikohemi edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Besoj te grupi dhe puna e bërë gjatë përgatitjeve” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë