Europa League, Laçi kryeson 
ndaj Inter Baku, shënon Meto

Europa League, Laçi kryeson <br />ndaj Inter Baku, shënon Meto
Ka nisur ndeshja Laçi-Inter Baku, e vlefshme për turin e parë Europa League. Ndeshja e parë zhvillohet në Laç, ndërsa e kthimit pas një jave në Azerbajxhan.

Laçi e nisi mjaft mirë ndeshjen në shtëpi duke kaluar në avantazh shumë shpejt.

Në minutën e 20 të pjesës së parë Agim Meto kaloi ekipin e tij në avantazh duke surprizuar miqtë, të cilët ndoshta nuk ishin përgatitur për forcën reale të Laçit.
laci
Inter Baku pritet që të përgjigjet, pasi humbja do të ndërlikonte rezultatin në ndeshjen e kthimit.
laci

Formacionet zyrtare:

Laçi
Vujadinovic, Cela, Sheta, Doku, Sefgjini, Vucaj, Mustafa, Meto, Teqja, Veliaj, Xhejms. Tr:Armando Cungu
 
Inter Baku
Agayev, Juanfran, Kasradze, Khizanishvili, Huseynov, Kvekveskiri, Abbasov, Seyidov, Bayramov, Aliev, Fomenko Tr: Zaur Svanadze

Prag ndeshja e Laçit
Ekipi i parë që do të zbresë në fushë nga shqiptarët këtë edicion në Europë është Laçi. Sot në 17:00 bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të presin Inter Bakunë, një ekip më emër në Europë, aq më tepër që edhe lojtarët dhe buxhetin e ka disa herë më të madh se shqiptarët, që vetëm vitet e fundit kanë qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës. Sipas Cungut janë favoritë dhe duhet mjaft kujdes.

“Ne do të luajmë shanset tonë edhe pse janë të vogla për të kaluar në turin e dytë. Inter Baku është një ekip i rrezikshëm edhe pas lëvizjeve të fundit. Ne do të synojmë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, pasi e luajmë në vendin tonë. Dhe nëse gjithçka shkon sikur e kemi planifikuar atëherë do të shpresojmë edhe për ndeshjen e kthimit. Grupi është në gjendje të mirë dhe i motivuar për një paraqitje të mirë” tha ai.

Formacioni dhe skema
Në ndeshjen e parë përballë Inter Baku pritet që të rreshtojë formacionin me skemën 4-2-3-1. Në portë do të jetë Vujadinovic, garanci maksimale gjatë kampionatit. Mbrojtja do t’u besohet Shetës dhe Bagaric në qendër, ndërsa nga krahët plotësohet nga Doku me Çelën, që përpos mbrojtjes edhe do të ndihmojnë përpara.

Mesfusha do të përbëhet nga Teqja dhe Veliaj në qendër, ndërsa Sefgjini, Meto dhe Vucaj në rolin e fantazistit do të ndihmojnë përpara të vetmin në majën e sulmit Xhejms. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën