Europa League, Laçi mundet 0-3 në Norvegji nga Molde

Europa League, Laçi mundet 0-3 në Norvegji nga Molde

Skuadra e Laçit

Laçi merr një goditje të fortë në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Europa League. Molde ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj kurbinasve sfidën e parë që është zhvilluar në Norvegji. Skuadra norvegjeze e drejtuar nga ish sulmuesi i Manchester United, Solskjaer, kishte nivel shumë të të lartë se ajo shqiptare dhe dominoi ndeshjen që në fillim të saj, duke shënuar në minutën e 5-të me 11-metërsh me Haland. Në 24’ Molde shënoi edhe golin e dytë me Hestad. Laçi u përpoq që të reagonte me disa raste sporadike por pa sukses. Në pjesën e dytë Molde e menaxhoi mirë lojën duke arritur të shënojë edhe golin e tretë në 79’ me nigerianin James. Tashmë skuadrës kurbinase do t’i nevojitet një mrekulli për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'