Europa League, Lazio ruan nderin e
Italisë, dominojnë Spanja dhe Anglia

Europa League, Lazio ruan nderin e<br />Italisë, dominojnë Spanja dhe Anglia
Përballjet emocionuese kanë zyrtarizuar 16 skuadrat që kanë kaluar për në fazën e 1/16 të Europa League për shortin që do të hidhet ditën e premte në 26 shkurt në Nyon të Zvicrës.
 
Spanjollët janë ata që edhe këtë edicion dominojnë Europa League, pasi janë kualifikuar 4 ekipe
Athletic Club, Sevilla, Valencia dhe Villarreal.
 
Ndërsa krenarinë e Italisë e ruan vetëm Lazio, që eliminoi Gallatasarain pas fitores 3-1.
 
Napoli dhe Fiorentina janë eliminuar nga Villarreal dhe Totenham. Nuk ka hasur vështirësi as Dortmund, që konfirmohet si një nga ekipet më të mira të momentit, pasi nxori nga gara Porton.
 
Manchester United mposhti Midtjyllandin me rezultat 5-1 për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League duke u bashkuar me Liverpool dhe Tottenham për anglezët.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të