Europa League/ Lum golash ndaj
Lokomotivës, Atletiko shkon në çerekfinale

Europa League/ Lum golash ndaj<br />Lokomotivës, Atletiko shkon në çerekfinale<br>
Atletiko e Madridit ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj skuadrës ruse, Lokomotivë e Moskës, në kuadër të Europa Ligë. Këtë herë edhe pse skuadra e drejtuar nga Simeone kishte lënë të papërfshirë dy nga lojtarët e saj kryesorë, Diego Costën dhe Antoine Griezmann, nuk e pati të vështirë të fitonte dhe të bëhet skuadra e parë që kalon në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Atletiko fitoi me rezultatin e thellë 1-5 përballë skuadrës moskovite, duke bërë që kjo e fundit të eliminohet nga kompeticioni, pasi edhe ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0. Të parët që shënuan në këtë sfidë ishin miqtë në minutën e 16 me anë të Angel Correa, por vendasit barazuan rezultatin akoma pa kaluar 4 minuta me një supergol të Rybus.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta. Ndërsa në të dytën kishte vend për të gjithë që të shënonin. Menjëherë sapo filloi kjo pjesë ishte Niguez që dyfishon rezultatin. Ndërsa Torres në të 65-tën dhe në të 70-ën e dërgon rezulton në 1-4. Nuk mjaftoi me kaq dhe i futuri nga stoli, Antonie Griezmann mbyll serinë e golave për këtë sfidë.

1-5 dhe e gjithë festa shkon për Los Colchoneros, të cilët konfirmohen si pretendentët kryesorë për të triumfuar në këtë edicion të Europa League.

Redaksia Online
A. S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur