Europa League ka zhvilluar katër nga tetë ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8, teksa janë mësuar skuadrat e para që kalojnë në fazën çerekfinale. Manchester United, Sevilla, Feyenoord dhe Juventus kanë marrë nga një biletë për vijimin e turit.

Manchester United fituan 0-1 në transfertë me Betis falë golit të Rashford në minutën e 56-të. Feyenoord fitoi 7-1 me Shakhtar Donetsk, duke mundur thellë ukrainasit. Sevilla humbi 1-0 me Fenerbahcen në Turqi, teksa spanjollët kalojnë falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Juventus fitoi 0-2 me Freiburg në Gjermani falë golave të Vlahovic dhe Chiesa.

Në "Europa Park" në Freiburg, Juventus fitoi 0-2 me vensasit në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Europa League. Gjermanët kishin humbur edhe në ndeshjen e parë 2-0, duke mos ia dalë t'i bëjnë ballë "Zonjës së Vjetër". Skuadra e Allegrit shënoi në minutët e 45 me Vlahovic nga pika e bardhë, teksa minuta më parë VAR i anulloi një tjetër gol serbit. Në minutën e 90+5 Chiesa gjeti golin e dytë të ndeshjes, për t'i dhënë Juventusit biletën e kalimit në çerekfinalet e Europa League.

Manchester United fitoi 0-1 me Betis në Spanjë, teksa spanjollët kalojnë në çerekfinalet e Kupës së Botës. "Djajtë e Kuq" iu falën golit të Rahsford në minutën e 56-të të ndeshjes. Skuadra e ten Haag fitoi edhe në ndeshjen e parë 1-4, duke mos e vendosur në diskutim kalimin më tej.

Rezultatet:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Goli që mund t'i japë kualifikimin, Granit Xhaka shënon në Europa League (VIDEO)

Arsenali dhe Sporting Lisbona po luajnë në Londër për ndeshjen e kthimit në 1/8 e Europa League. Dueli i parë në Portugali përfundoi 2-2, teksa nga ora 21:00 dy skuadrat janë në garë të një bilete për në çerekfinale. Vendasit e Artetas kaluan në avantazh në të 19 minutë me Granit Xhakën. Kapiteni ndoqi aksionin dhe shënoi një gol që mund të jetë vendimtar për të tijtë.

Ora 21:02
Manchester United s'e diskuton fitoren, 'Djajtë' në 8 ekipet më të mira në EL (GOLI)

Manchester United fitoi 0-1 me Betis në Spanjë, teksa spanjollët kalojnë në çerekfinalet e Kupës së Botës. "Djajtë e Kuq" iu falën golit të Rahsford në minutën e 56-të të ndeshjes. Skuadra e ten Haag fitoi edhe në ndeshjen e parë 1-4, duke mos e vendosur në diskutim kalimin më tej.

Ora 21:00
VIDEO/ Vlahovic dhe Chiesa rikthehen te goli, Juventus fiton në Gjermani dhe kalon në çerekfinalet e Europa League