Europa League/ Milani dhe Rangers-i i Eros Grezdës kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e fundit

Europa League/ Milani dhe Rangers-i i Eros Grezdës kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e fundit

Skuadra e Milanit

Pas “Championsit”, sonte do të marrin fund enigmat në “Europa League” ku do të mësohen skuadrat që do të kalojnë më tej në turin me eliminim direkt. Një nga të mëdhatë që rrezikon ta mbyllë këtë kompeticion që në grupe është Milani. “Djalli” do të përballet në Karaiskaqi të Greqisë me Olimpiakosin ku përveç fitores do t’i bënte punë edhe barazimi. Të besuarit e Gatusso-s mund të kalojnë më tej edhe me një humbje minimale, por rezultatet 2-0 dhe 3-1 do favorizojnë kualifikimin e grekëve.

E mundshme është edhe mundësia që Milani të kalojë si e parë e grupit në rast se fitojnë kundër grekëve dhe nëse Betis humbet kundër Dudelanxhe. Ndërkohë, edhe pse në dispozicion kanë edhe një ndeshje për të luajtur, Chelsea, Arsenal, Lazio, Eintrakt Frankfirt, Dinamo Kiev, Bayern Leverkusen, Sporting Lisbona, Betis, Salzburg, Dinamo Zagreb, Fenerbache, Zurih dhe Zenit e kanë siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. 

Për t’u diskutuar mes skuadrave të tjera ku bën pjesë edhe Rangers-i i Grezdës janë edhe 11 bileta, pasi pjesa tjetër do të plotësohet nga ekipet e eliminuara si të treta nga grupet e “Champions League”. Në 1/32 do të bashkohen Inter, Napoli, Shakhtar Donetsk, Valencia, Benfika, Club Bruxh, Galatasaray dhe Viktoria PLZEN.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?