Disfata në derbi në minutat e fundit nuk I ka shërbyer Milanit, pasi skuadra kuqezi është mposhtur 0-2 nga Betisi në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa League”.
“Djalli” i dha tonin në fillim sfidës, por me kalimin e minutave uli ritmin. Nga kjo përfituan spanjollët, të cilët falë edhe ndërhyrjes së gabuar të Pep Reinas morën avantazhin në Milano. Autori i golit ishte Sanabria, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.
Me këtë fitore Betis merr kryesimin e grupit F me 7-t pikë, 1 më shumë se Milani i vendit të dytë. Olimpiakos ndërkohë renditet I treti me katër pikë, pas fitores 0-2 në ndeshjen tjetër të këtij grupi kundër Dudelanxh.
Në Portugali, Arsenali I Emery ka vijuar ecurinë e fitoreve. “Topçinjtë” kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Sportingun e Lisbonës. Golin me vlerë tre pikët e realizoi Dani Uelbek në minutën e 77-t, duke I dhënë njëkohësisht mundësinë londinezëve të shkëputen në vendin e parë në grupin E. Sfida tjetër e këtij grupi ndërkohë mes Qarabag dhe Vorsklas ka përfunduar 0-1.