Djemtë e Gattusos kanë fituar në transfertë me rezultati ne thellë 3-0 përballë bullgarëve të Ludogorets.

Rossonerët kanë dominuar të dyja pjesët e lojës, ndërkohë që pjesën e parë u mbyll me golin e vetëm të Cutrone në minutën e 45.

Skuadra italiane bëri një lojë të shkëlqyer edhe në pjesën e dytë, ku goli i dytë ishte një siguri më shumë për fitoren dhe erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku shënoi Ricardo Rodriguez, duke fikur shpresat e vendasve në minutën e 64.

Skuadra e drejtuar nga Genario Gattuso nuk u mjaftua me aq dhe shënoi sërisht në minutat shtesë së pjesës së dytë duke vulosur përfundimisht rezultatin dhe duke afruar Milanin në fazën e 1/16 të Europa League.

Ndeshja e kthimit do të jetë në San Siro do të jetë pas një jave, ku Milani do të presë të qetë skuadrën bullgare.
 

Er.K/Shqiptarja.com