Europa League/ Napoli,Interi dhe Chelsea prekin kualifikimin, humbasin Lazio dhe Arsenal

Europa League/ Napoli,Interi dhe Chelsea prekin kualifikimin, humbasin Lazio dhe Arsenal

Napoli feston golin e pare ndaj Zyrih

Çdo gjë e thjeshtë për Napolin në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të Europa League. Të kaltërit e Ancelotti-t fituan 3-1 në Zvicër ndaj Zyrihut dhe hipotekojnë kualifikimin për në 1/8. Ndeshja nisi mjaft mirë për Napolin që shënoi me Lorenzo Insigne që në minutën e 11-të. Dhjetë minuta më vonë dyfishoi spanjolli Callejon pas një krosimi nga Malcuit ndërsa llogaritë i mbylli polaku Zielinski në minutën e 77-të përpara se Benjamin Kololli të shënonte golin e nderit  për vendasit.

Në mungesë të Mauro Icardit protagonistin tek Interi e bën argjentinasi tjetër Lautaro Martinez që shënoi me penallti golin e fitores 1-0 të Interit në Vienë ndaj Rapidit.Nga tre ekipet italiane në garë për Europa League ajo që humbi është Lazio. Bardhekaltërit u mundën në “Olimpico” nga Sevilla 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes  e shënoi Ben Yeder në pjesën e parë.

Nga ekipet angleze Chelsea fitoi në transfertë dhe prek kualifikimin. Londinezët mposhtën në Suedi Malmon 2-1 duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje. Ross Barkley i  dha avantazhin ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë francezi Olivier Giroud shënon një supergol me finte pas pasimit të brazilinit Willian.

Arsenali u surprizua në Bjellorusi nga Bate Borisov. Vendasit fituan 1-0 ndaj topçinjve falë golit të shënuar nga Dragun. Arsenali duhet të djersijë në ndeshjen e kthimit  për të siguruar kalimin më tej. Në ndeshjet e tjera të fazës së 1/16 fitore me aromë kualifikimi arriti Valencia në Skoci ndaj Celtic 2-0. Benfica fitoi 2-1 në Stamboll ndaj Galatasaray, Shakhtar Donetsk-Frankfurt u mbyll në barazim 2-2 dhe Villareal fitoi 1-0 në Lisbonë ndaj Sportingut.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë