SHORTI/ Europa League mëson ndeshjet e 1/8, Juventus kundër gjermanëve! Përcaktohet rruga edhe e Conference League

Short i pranueshëm për Juventusin në fazën e 1/8 të Europa League. Bardhezinjtë do të përballen me gjermanët e Freiburg që mbajnë vendin e katërt në Bundesligë. Gjithsesi skuadra italiane është më e favorizuar dhe ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi. Goglat e hedhur në Nyon të Zvicrës nuk ishin me fat për Romën skuadrën tjetër italiane. Verdhekuqtë do të përballen në fazën e 1/8 me spanjollët e Real Sociedad që po bëjnë një sezon të mirë dhe mbajnë vendin e tretë në La Liga.

Në 1/8 e Europa League ajo që spikat më shumë se të tjerat është përballja Sporting i Lisbonës-Arsenal ndërsa Manchester United pasi eliminoi Barcelonën përballë do të ketë një tjetër ekip spanjoll. “Djajtë e kuq” do të ndeshen me Real Betis në rrugën drejt çerekfinaleve. Sfidat e tjera janë Sevilla-Fenerbahce, Leverkusen -Ferencvaros, Shakhtar Donetsk-Feynoord dhe Union Berlin ndaj Union SG. Ndeshjet e para të 1/8 luhen të gjitha më 9 mars e ato të kthimit një javë më vonë ndërsa finalja e madhe më 31 maj në Budapest.

Ndeshjet Europa League
Union Berlin-Union Saint-Gilloise
Sevilla-Fenerbahce
Juventus-Freiburg
Bayer Leverkusen-Ferencvaros
Sporting Lisbonë-Arsenal
Manchester United-Betis
Roma-Real Sociedad
Shakhtar Donetsk-Feyenoord

Skuadrat italiane kanë qënë me fat në shortin e 1/8 të Conference League. Lazio do përballet me holandezët e Az Alkmar ndërsa Fiorentina luan ndaj turqve të Sivasspor. Kujtojmë se ndeshjet e para do të zhvillohen më datë nëntë mars, me ato të kthimit që do të luhen më datë 16 mars.

Ndeshjet Conference League
AEK Larnaca-West Ham
Fiorentina-Sivasspor
Lazio-AZ-Alkmaar
Lech Poznan-Djungarden
Basel-Slovan Bratislava
Sheriff Tiraspol-Nice
Anderlecht-Villareal
Gent-Basaksehir

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë