Europa League, përfundon aventura europiane për Partizanin dhe Luftëtarin

Europa League, përfundon aventura europiane për Partizanin dhe Luftëtarin

Ndeshja midis Partizanit edhe Luftëtarit

Ka përfunduar mbrëmjen e të enjtes aventura europiane për Partizanin dhe Luftëtarin, të cilat janë eliminuar që në turin e parë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, përkatësisht nga Maribor i Sllovenisë dhe Ventspils i Letonisë. Njëlloj si në takimin e parë në Tiranë, edhe në transfertë, të kuqtë kanë luftuar në kërkim të një rezultati pozitiv, por janë mundur me rezultatin 2-0, për një rezultat të përgjitshëm 3-0, që ka shënuar lamtumirën për Partizanin nga kompeticioni i Europa League. Një lamtumirë e dhimbshme kjo për të kuqtë të cilët largohen me nder, jo vetëm se u eliminuan nga një kundërshtar me emër në arenën europiane, por edhe për shkak se kundër Partizanit sot ishte edhe fati. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Skënder Gega është ndalur dy herë nga traversa, fillimisht në të 17’ me Atanda, kur rezultati ishte ende 0-0, por edhe në të 70’ me Abdurahimi, kur mund të kishin barazuar. Goli i parë është pësuar nga të kuqtë në minutën e 31’, pas një goditje nga jashtë zone e ekzekutuar nga Dervishevic. Ndërsa në minutën e fundit, Tavares ka dyfishuar për sllovenët.

Krejt ndryshe ka qenë atmosfera në “Elbasan Arena”, aty ku Luftëtari vijoi shfaqen e nisur që një javë më parë në Letoni ndaj Ventspils. Pas asaj humbje zhgënjyese në transfertë me rezultatin 5-0, gjirokastritët kanë barazuar sot në Elbasan me rezultatin 3-3, për tu eliminuar pas një rezultati të përgjithshëm. Ishte Luftëtari që kaloi i pari në avantazh falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Shkurtaj, por gjithçka është përmbysur brenda pjesës së parë, pas dy golave të miqëve. Në pjesën e dytë ka vijuar furia e golave, me tre gola të tjerë të shënuar, respektivisht dy në favor të gjirokastritëve dhe një gol në përfundimt të takimit në favor të miqëve, që kanë barazuar shifrat në 3-3.

Maribor-Partizani 2-0 (3-0)

Shënues: Dervishevic 31’

Maribori: Handanoviç: Suler, Milec,  Vrhoveç, Viler, Derviseviç, Kramariç, Hotiç, Zahoviç, Mlkar.

Trajner: Darko Milanic

Partizani: Hoxha, Gojkoviç, Atanda, Trashi, Ibrahimi, Telushi, Mala, Hila, Bardhi, Asani, Progni.

Luftëtari-Ventspils 3-3 (3-8)

Trajner: Skënder Gega

Shënues: Shkurtaj 44′ (11-m), 61′, Ymeraj 55′ / Akinjemi 45+4′, 45+8′, Alfa 90’

Luftëtari: Ruci, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Rapo, Ramadani, Vucaj, Aleksi, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj.

Trajner: Milos Kostic.

Ventspils: Uvarenko, Mamah, Jagodinskis, Rugins, Alfa, Neziri, Tosin, Batista, Manjgaladze, Pavlov, Akinjemi.

Trajner: Dejan Vukicevic.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ultra Fanatics: 20/07/2018 16:27

    Ketu duhet te hetoje UEFA sepse ketu duket fare qarte trukimi i ndeshjeve.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/07/2018 00:36

    Baj ga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë