Pas Championsit, ekipet angleze fitojnë të gjitha edhe në Europa League. Manchester United, Arsenal dhe Ëolves sigurojnë tre pikët në ndeshjet respektive. United triumfoi 1-0 në Beograd ndaj Partizanit falë golit të Martial. “Djajtë e kuq” e kryesojnë grupin L me 7 pikë.
Ndërsa Arsenali është me pikë të plota në grupin F. Mbrëmë në “Emirates” topçinjtë fituan me përmbysje 3-2 ndaj Vitoria de Guimaraes. Martinelli dhe dygolëshi fantastik i Nicolas Pepe zgjidhën takimin. Ëolves siguroi fitoren e dytë në grup pasi mundi Slovan Bratislavën.
Nuk ishte mbrëmja e ekipeve italiane. Lazio u mposht në frymën e fundit në Skoci ndaj Celtic dhe komplikon çështjen e kualifikimit. Manuel Lazarri u dha avantazhin bardhekaltërve por skocezët përmbysën gjithçka me golat e Christie dhe Jullien. Celtic e kryeson grupin E me 7 pikë ndërsa Lazio ka vetëm 3.
Roma u surprizua nga G’ladbah në “Olimpico” dhe ngeci në barazim 1-1. Nicolo Zaniolo kaloi verdhekuqtë në epërsi por gjermanët barazuan në shtesë me një penallti inekzistente të cilën e ktheu në gol Lars Stindl. Roma e kryeson grupin J me 5 pikë por çështja e kualifikimit është e hapur. Fitore kanë siguruar Sevilla dhe Basel./ Përgatiti Andi Kapxhiu