Ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës do luajë kundër Milanit në fazën play off të Europa League.
Goglat kanë shortuar ekipin legjendar italian me kuqezinjtë. Ndeshja e parë do të zhvillohet në datën 17 gusht në stadiumin Filipi II i Shkupit, ndërsa takimi i kthimit një javë më pas në "San Siro" të Milanos.
Kuqezinjë nga Tetova eliminuan në raundin e tretë ekipin lituanez Trakai me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Shkëndija humbi ndeshjen e parë në Lituani me shifrat 2:1, ndërsa takimin e kthimit në Strumicë përmbysën gjithçka duke fituar 3:0.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com