Skënderbeu ka bërë një paraqitje spektakolare në përballjen e sotme për turin e parë të UEFA Europa League.
Korçarët kanë shpartalluar në transfertë me rezultatin 0 me 5 andorrasit e Santa Hulias.
Ndeshja e Skenderbeut ishte me temp duke krijuar shumë raste para portës së kundërshtarit.
Ekipi i Santa Hulias e pa veten inferior në përballjen e sotme, rastet e andorrasve ishin sporadike dhe të pa rrezikshme.
Skënderbeu e nisi ndeshjen që në minutën e 2 duke shënuar golin e parë me autor G. Vujovic, Jeams në minutën e 38 dhe kështu mbyllet pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë gjithçka ka folur për ekipin korçar, duke thelluar avantazhin me 3 gola të tjerë.
Goli i 3 u shënua me autogol nga lojtari kundërshtar, ndërsa në minutat e kohës shtesë mendojnë për skuadrën Donjet Shkodra e Liridon Latifi përkatësisht në 91 e 93 minutë.
Edhe njëherë ekipi korçar tregoi ambicien që ka për të ecur përpara në garën e tureve në Europa League.
Ndeshjen e parë ekipi i Skënderbeut ka fituar me rezultatin minimal 1 me 0, rezultat i cili nuk dha garanci për vijimësinë e ekipit, por sot tregoi edhe njëherë forcat dhe pretendimet sportive.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com