Europa League/ Sonte ndeshjet e kthimit të 1/8, Allegri dhe Mourinho: Roma dhe Juve s'i kursejnë lojtarët! Spikat Arsenal-Sporting Lisbona

Juventus do ketë sot një test të vështirë në transfertën gjermane të Freiburg për të siguruar çerekfinalet e Europa League. Trajneri Allegri para ndeshjes ka deklaruar me bindje se Juventus do presë biletën për tetë më të mirat e këtij kompeticioni, duke qenë se ndeshja e një jave më parë në Torino përfundoi 1-0 në favor të bvardhezinjve. Për shkaqe dëmtimi si Chiesa ashtu edhe Di Maria do ta nisin ndeshjen nga stoli, ndërsa më herët rrezikonin edhe grumbullimin.

Jo pa vështirësi pritet sfida e kthimit të 1/8-ve edhe për Romën. Pas fitores 2-0 javën e kaluar në ‘Olimpico’ sot verdhekuqtë kanë transfertën kundër Real Sociedad, që ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të përmbysur rezultatin. Para ndeshjes trajneri i italianëve Jose Mourinho ka thënë se do të hedhë në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion, duke mohuar aludimet se do kursente dikë, pasi në fundjavë është derbi me Lazion.

Ndërkohë një përballje spektakolare pritet në Londër, atje ku kryesuesit e Premier league, Arsenal, do presin skuadrën e Sportingut të Lisbonës. Pas barazimit 2-2 një javë më parë në Portugali londinezët duan me patjetër të presin një biletë për në çerekfinale.

Sakaq një mision i kryer duket për skuadrën tjetër angleze të Manchester United. ‘Djajtë e kuq’ luajnë sot në transfertë kundër Real Betis, por ndeshja e parë në ‘Old Traford’ përfundoi 4-1 në favor të ekipit të Ten Hag. Sot në orën 18:45 kërkohet vetëm administrim i këtij rezultati.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm