Europa League, sot luhet ndeshja
Ajax-Manchester United

Europa League, sot luhet ndeshja<br />Ajax-Manchester United
Në “Friends Arena” të Stokholmit luhet sonte finalja e Europa League mes skuadrës së Ajaxit dhe Manchester United.
 
Finalja e Europa League është mundësia e artë për të dys skuadrat për të shpëtuar sezonin. “Djajtë e kuq” e mbyllën Premier League në vendin e 6, me 54 pikë. Ndërsa Ajax e nisi vonë gjuetinë ndaj Feyenoordit, që në fund u shpall kampion në “Eredivisie”.
 
Sfida mes Manchesterit e Ajaxit është edhe ajo mes të tashmes dhe të ardhmes, siç është dueli Dolberg-Rashford, por edhe ajo mes Martial e Traore. Në mesfushë priten përballjet më interesante. Schone, Ziyech e Klassen janë 3 lojtarë të vështirë për t’u markuar, e në këtë pikë do të duhet e gjithë eksperienca e Herrerës, e ndoshta edhe e Carrick.
 
Kjo finale është edhe sfida e ekipeve që kanë fituar më shumë tituj në kampionatet respektive. Ajax Amsterdam numëron 33 tituj në Holandë, ndërsa Manchester United është 20 herë kampion i Anglisë.
 
Dy skuadra të cilat janë mësuar të jenë gjithnjë pjesë e Champions League, trofe të cilin të dyja së bashku e kanë fituar plot 7 herë; 4 Ajax, 3 Manchester United.
 
Lojtarët që do mungojnë në këtë ndeshje janë mbrojtësit Bailly e Viergever, që u ndëshkuan me kartona të kuq në gjysmëfinale.
 
Në fund, finalja mes Man. Utd e Ajaxit është edhe një përballje për Championsin. Ajax e ka siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm, por do të luajë në fazën eliminatore. Një fitore e finales e çon drejtpërdrejt në fazën e grupeve. Ndërsa për Manchester United, ngritja e trofeut është i vetmi opsion për të qenë në elitën e futbollit të kontinentit të vjetër.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës