Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin evropian, Europa League, zhvillon këtë të enjte shtatë ndeshjet e kthimit të mbetura për fazën e 1/8-ave. Dje Braga përmbysi 4-2 Ferencvarosin dhe merr një biletë për në fazën çerekfinale. ku pret fituesin e çiftit Betis - Panathinaikos.
Sot, duke nisur nga ora 18:45 në fushë do zbresin gjashtë skuadra; Freiburg - Genk, Lyon - Celta Vigo dhe Midtjylland - Nottingham. Genk dhe Midtjylland kanë fituar minimalisht në ndeshjet e para.
Ndërkohë, me fillim nga ora 21:00 do luhen edhe katër ndeshjet e mbetura. Në 'Olimpico' spikat derbi italian mes Romës dhe Bolognas, ndërsa skuadrat barazuan 1-1 në ndeshjen e parë. Edhe duelet e tjera janë të hapura pasi rezultatet e ndeshjeve të para janë të ngushta.
Europa League, faza e 1/8-ave - ndeshjet e kthimit:
18 mars - Braga 4-0 Ferencvaros (0-2)
E enjte, 19 mars 2026
18:45
Freiburg - Genk (0-1)
Lyon - Celta Vigo (1-1)
Midtjylland - Nottingham (1-0)
21:00
Aston Villa - Lille (1-0)
Betis - Panathinaikos (0-1)
Rruga drejt finales së Stambollit
Komente







