/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Blutë verilindor do të përballen mbrëmjen e sotme me skuadrën malazeze të Podgoricës, Mllados. Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në "Qemal Stafa" nënkampionët e Shqipërisë zhgënjyen, Ata u mundën me rezultatin 1-0 dhe tashmë duhet të bëjnë maksimumin për të kthyer këtë rezultat dhe për të qenë skuadra jonë, ajo që do të kualifikohet për në turin e tretë të Europa Ligës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Troizi këto ditë është stërvitur në kryeqytet, teksa mëngjesin e djeshëm u nis për në Mal të zi, Podgoric. Skuadra u bashkua në sheshin "Nënë Tereza" nga ku nisi rrugën europiane për të siguruar biletën e turit të tretë të Europa League. Rreth orës 10:00 të ditës së Mërkurë, lojtarët, trajneri Troisi dhe stafi drejtues u ngjitën në autobusin e klubit për të përshkuar rreth 160 km deri në kryeqytetin e Malit të Zi.
Më tej, mbrëmjen e djshem zhvilloi dhe një seancë stërvitore në stadiumin "Gradski" ku luan ndeshjet e shtëpisë edhe kombëtarja malazeze. Skuadra është e plotë dhe tekniku Troisi duhetvetëm të zgjedh më të mirët për të ndryshuar fatin e kualifikimit. Skuadra verilindore nuk dëshiron që ta ndalë rrugëtimin europian në pjesën më të bukur. Që Kukësi në Europë të qëndrojë sa më gjatë, duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte mbrëmjen e së Enjtes në sfidën që mund të konsiderohet edhe si derbi i Ballkanit.





