Europa në prag krize refugjatësh. Në fotografi drama e mijëra sirianëve që tentojnë të kalojnë kufirin

Europa në prag krize refugjatësh. Në fotografi drama e mijëra sirianëve që tentojnë të kalojnë kufirin

Europa është në prag të një krize të re refugjatësh sirianë ndërsa Greqia ka bllokuar rrugët e saj tokësore dhe detare kurse Turqia ka hapur dyert duke lejuar vërshimin drejt kontinentit pavarësisht se kishte premtuar bllokimin e rreth 3.6 milion refugjatëve.

Disa mijëra njerëz janë nisur nga Siria për në Greqi për t'i shpëtuar bombave dhe për të ndjekur një ëndërr të hershme. Vetëm këtë mëngjes më shumë se 18 mijë njerëz kanë kaluar kufirin dhe pritet që deri në mbrëmje shifra të rritet deri në 30 mijë.

Ndërkohë në Greqi policia ka përdorur gazin lotsjellës për ti kthyer mbrapa refugjatët që në deshpërim e sipër kanë gjatur shtigje të rrezikshme për tu futur në kontinentin europian. Gjithashtu në gatishmëri është edhe Bullgaria, një tjetër portë drejt Europës.

Ankaraja po ushtron presion te pjesëmarrësit në Konferencën e Paqes në Astana, mbi partnerët e NATO-s dhe Bashkimin Europian, i cili tani po sheh emigrantë që mbërrijnë në kufijtë e saj.

"Krimet e Asadit duhet të ndalen", tha Erdogan, i cili fajëson Damaskun për përshkallëzimin ushtarak në krahinën e Idlib në Siri, duke justifikuar sulmet e fundit të forcave turke të cilat kanë shkaktuar qindra vdekje dhe plagosje në radhët e ushtrisë arabe siriane, si "hakmarrje" dhe "veprime mbrojtëse".

Në Idlib në veri-perëndim të Sirisë në kufirin me Turqinë, forcat turke janë përballur me ushtrinë e Damaskut, të mbështetur nga Rusia. Të shpërngulurit tashmë janë qindra mijëra. Zëdhënësi i presidencës turke, Fahrettin Altun tha se "të gjitha pozicionet e njohura të regjimit sirian janë shënjestruar nga njësitë tokësore dhe ajrore" turke "për t’u hakmarrë ndaj ushtarëve të vrarë turq"

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të mbrojtur civilët dhe të imponojë një zonë “pa fluturim" në rajonin e Idlib në veriperëndim të Sirisë”, - tha Zëdhënësi i presidencës turke Fahrettin Altun, - “Një përsëritje e gjenocidëve të së kaluarës si në Ruanda dhe Bosnje nuk mund të lejohen në Idlib,"- shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca dënon sulmet ajrore të regjimit sirian dhe Rusisë në provincën siriane dhe i bëri thirrje Moskës për të ndaluar ofensivën, për të respektuar ligjin ndërkombëtar dhe për të mbështetur përpjekjet e OKB për një zgjidhje paqësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë