Europa Nostra përgënjeshtron Aleancën për Teatrin: Nuk kemi bërë kurrë premtime të tilla për financimin e Teatrit

Europa Nostra përgënjeshtron Aleancën për Teatrin: Nuk kemi bërë kurrë premtime të tilla për financimin e Teatrit

Sneshka Mihailoviç

“Europa Nostra” ka përgënjeshtruar “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit” lidhur me financimin per rikonstruksionin e Teatrit Kombetar. Kujtojme se drejtuesit e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit kane shprehur disa here se OJF “Europa Nostra” eshte ofruar te financoje rikonstruksionin e Teatrit. Por, keta te fundit kane theksuar se në asnjë moment nuk kane premtuar sigurim fondesh apo për më tepër financim të saj, por vetëm konsulencë. Pergenjeshtrimi ka ardhur nga Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneshka Mihailoviç, ne një intervistë për Euronews.

Ilva Tare: Ju lutem, më lejoni t’ju drejtoj një pyetje që shpresoj se do të qartësojë situatën që po diskutohet ditët e fundit. Komuniteti i artistëve, i atyre që donin ta mbronin dhe ta ruanin godinën, po thonë se Europa Nostra premtoi fonde për rindërtimin e godinës, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nuk ka dëgjuar kurrë për një ofertë të tillë për gjetjen e fondeve për rindërtim. Ata gjithashtu po thonë se ju, si organizatë, do të kishit ndihmuar negociatat me bankat për një kredi. Cila është e vërteta lidhur me këtë çështje? A ofruat ju fonde për rindërtimin, sa nëse ky është rasti ose cili ishte premtimi juaj?

Sneshka Mihailoviç: Shumë faleminderit që e bëtë këtë pyetje sepse e kam dëgjuar shumë mirë që ka pasur thashetheme dhe gjithashtu, edhe lajme të rreme, që po qarkullojnë pas shembjes brutale të teatrit. Europa Nostra kurrë nuk ka ofruar apo ka vendosur para në tryezë sepse ajo nuk është një organizatë financuese. Ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën.

Pra, kurrë ne nuk kemi bërë premtime të tilla false sepse kështu po nënkuptojnë disa persona për dhënien e parave. Por ajo që ne mund të themi është se Europa Nostra është një organizatë joqeveritare shumë e respektuar dhe e besueshme që ka punuar për shumë vite e dekada me institucionet e Bashkimit Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Michael Dennis: 21/05/2020 17:24

    Kreditë e kësteve janë zakonisht mënyra më e sigurtë dhe më e përgjegjshme për të marrë hua para.Një kredi e konsolidimit të borxhit mund të jetë në gjendje të përmirësojë gjendjen tuaj financiare.Kreditë e këqia Të Kredisë: Marrja e një kredie të keqe është një vendim i madh.Sigurohu që të zgjedhësh një partner financiar që do të të ndihmojë të kesh sukses sot dhe në të ardhmen.Shërbimet amerikane Të Huave Janë këtu për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja financiare. [email protected]

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 21/05/2020 16:13

    Kesaj i thone po pyet Stambolli se ka Peqin.

    Përgjigju
  • Lui: 21/05/2020 14:28

    Hahahaha.., epo c’vete.. Nga "Aleanca per Teatrin", do kthehet "Aleanca e genjeshtareve", hahahah...

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/05/2020 12:31

    Qfar k...artisti je ti që kërkon trazira në vendin ton...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër