Kremlini ka deklaruar se Europa nuk po bën asnjë përpjekje për të kontaktuar me Moskën zyrtare, duke përmendur kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Merz dhe Macron nuk janë përpjekur për ta telefonuar presidentin Vladimir Putin dhe sipas tij, kjo do të ishte e mjaftueshme për të rinisur një dialog.
Peskov shtoi se Putin nuk ka refuzuar të komunikojë.
"As Merz dhe as Macron nuk po bëjnë asnjë përpjekje. Nëse dëshironi dhe nëse është e nevojshme, thjesht mund të telefononi Presidentin Putin. Ai kurrë nuk ka refuzuar kontaktin e drejtpërdrejtë. Putin gjithmonë ka folur për një preferencë për kontakt edhe përballë mosmarrëveshjeve shumë serioze, pasi këto mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut", shtoi ai.
Dy ditë më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se dëshiron të përfshijë partnerët europianë për një rifillim të dialogut me presidentin rus, Vladimir Putin.
Macron dërgoi një këshilltar të lartë në Moskë javën e kaluar, në takimin e parë të tillë që kur Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz ka thënë se Europa duhet të koordinohet përpara se të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Javën e kaluar, Kievi dhe Moska përmbyllën dy ditë bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dabi. Megjithatë, nuk pati përparime të mëdha, përveçse arritjes së dakordësisë për të shkëmbyer 314 të burgosur.
Negociatorët ukrainas dhe rusë pritet të takohen për një raund të ri bisedimesh javën e ardhshme.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov thotë se 35 mijë ushtarë rusë u vranë gjatë muajit dhjetor 2025.
Fedorov shtoi se Kievi tani po synon të vrasë 50 mijë ushtarë rusë në muaj.
“Po e shndërrojmë agresionin rus në një çmim që ata nuk mund ta përballojnë ta paguajnë.”, tha ai.
Ai deklaroi gjithashtu se mbrojtja ajrore është përparësia numër e Ukrainës.
Convening the UDCG meeting. The President set a clear task for the MoD of Ukraine: build a system to stop the enemy across all domains — air, land, and sea — and strike the aggressor’s economy asymmetrically. Our goal is to make the cost of this war unbearable for Russia. ??
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) February 12, 2026
Ukraina ka sulmuar me dron një rafineri ruse nafte në Republikën Komi të Rusisë.
Sulmi ndaj rafinerisë Ukhta është sulmi më i fundit, pjesë e fushatës së Kievit për të paralizuar industritë e naftës dhe petrokimike të Moskës, të cilat mbështesin ushtrinë e saj.
Më herët sot, kreu i rajonit verior të Rusisë, Rostislav Goldshtein, tha se askush nuk u lëndua në sulm, shkruajnë mediat e huaja.
Gazeta Kyiv Independent raporton se sulmi është një "rekord i ri në distancë" për sulmet me dronë ukrainas, i cili ka ndodhur më shumë se 1.600 milje larg kufirit.
Po ashtu gazeta Kyiv Independent citon një burim në shërbimin e sigurisë së Ukrainës - SBU - i cili thotë: "Shkatërrimi i rafinerive ruse të naftës zvogëlon aftësinë e armikut për të furnizuar trupat e tij me karburant, ndërlikon logjistikën dhe ul të ardhurat financiare të përdorura për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës".
Komente










Nese keto shifra jan te sakta ateheri Rusia ka humbas 48x35=1,6,80,ooo ushtare per 4 vite pra i i gjith kontinenti ushtarak qnkan zhdukur dhe munden ti rimarin teritoret e okupuara dhe kemi paqe dhe feste se humbasi Rusia por dufet te verifikohet se ndoshta ky ishte i dehur kur e dha kete lajm.
Përgjigju