Europa,Rama:Fletërrufetë e PD
e deputetëve të huaj pa rëndësiRama: Të zbatohet Vetting-u, pa të nuk ka negociata

Europa,Rama:Fletërrufetë e PD<br />e deputetëve të huaj pa rëndësiRama: Të zbatohet Vetting-u, pa të nuk ka negociata
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar deklaratës së deputetit gjerman Gunther Krichbaum dhe qëndrimeve të PD rubrikën "Komunikimi i Javës" në rrjetin social Facebook.

Rama u shpreh se teksti final i Komisionit Europian edhe sikur të ketë 20 kushte të reja nuk do të kenë asnjë lidhje me fletërrufetë e PD-s dhe se deputetët që flasin në titull personal nuk kanë mandat nga askush.

"Të gjithë e patë ngazëllimin e hatashëm të Saliut, Lulzimit dhe gojëve, syve e lapsave të SHQUPIT për qëndrimet agresive të disa të huajve ndaj Shqipërisë. Tamam në një moment delikat që Shqipëria pret të marrë ka këshilli Europian në dhjetor mbështetje të mëtejshme drejt çeljes së negociatave me BE. Prandaj ja vlen të thuhen sot disa atë vërteta. E para, është mëse normale që në këtë proces të shfaqen në çdo parlament të Be deputetë që do të dalin kundër qëndrimeve të Brukselit, do u bien ndesh qeverive të tyre. Do u vihen me ose pa dashje në krah Saliut dhe Lulzimit për të bllokuar Shqipërinë në këtë proces, jo sepse këta tipa kanë domosdo diçka kundër vendit tonë.
Ata thjesht shfrytëzojnë rastin për ta përdorur edhe vendin tonë si ushqim për populizmin e tyre në politikën e brendshme të partive a të vendeve ku janë. Mund të shpikin kushte të reja për Shqipërinë dhe t’i ndajnë ato me publikun shqiptar, mund të shtrembërojnë hapur konstatimin e KE-së dhe mund të gjejnë në mediat shqiptare një akses që në vendet e tyre as nuk e imagjinojnë. Përveç një grushti hiri që i japin Saliut nuk kanë ç’ti bëjnë Shqipërisë. Ata flasin në titull personal, nuk kanë mandat nga askush", tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se pa u zbatuar Vetting-u, nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian ndërsa tha se ky nuk është momenti që ndërkombëtarët të shprehen për kushtet e Shqipërisë. 

“Këta zëra mund të përkojnë me nevojën e PD për të justifikuar bllokimin që i ka bërë SHQUPI vettingut, por nuk përkojnë me asnjë qasje ndërkombëtar Parlamentit të BE do t'i duhet të shprehet vetëm kur të jetë momenti për të përcaktuar një datë. Ne nuk jemi në momentin e përcaktimit të datës, ky është momenti për të nisur përgatitjet për tryezat e negocimit. Në këtë moment ka rëndësi vetëm se çfarë do të thotë në mes të dhjetorit Këshilli Europian, tryeza e liderëve europianë kur të shqyrtojë rekomandimin pozitiv të Komisionit. Çështja është nëse ajo tryezë do ta mirëpresë rekomandimin pozitiv të komisionit për hapjen e negociatave bashkë me kushtin e vetëm që të fillojë zbatimi i ligjit të Vettingut dhe natyrisht ndërkohë Shqipëria të vazhdojë të bërë progres të gjithanshëm me 5 prioritetet apo jo. Kjo mbetet për t'u parë. Por dua tu siguroj të gjithëve se edhe sikur të shtohen 20 kushte të tjera teksti final nuk do të ketë lidhje me fletërrufetë skandaloze të PD në dëm të Shqipërisë, të cilat mund t'i lexohen publikut edhe në gjuhë të tjera të BE nga lloj-lloj deputetësh populistë që s’e kuptojnë se sa e rëndësishme është jo vetëm për shqiptarët por edhe për vetë BE ecuria jonë evropiane dhe as duan t’ia dinë fare për fatin e vendit tonë. Një fjalë e fundit jo për deputetë e huaj, ata në fund të fundit janë në hallin e tyre, por për këta tanët. Shqipëria ka parë gjithnjë në historinë e saj dallkaukë të tillë. Njerëz që kanë bashkëpunuar me dreqin e të birin për të mos e lënë Shqipërinë të ecë. Këta nuk janë as të parët e as të fundit që e bëjnë këtë", deklaroi Rama. 

Kryeministri Rama e mbylli ''Komunikimin Javor'' të kësaj të diele duke deklaruar se e ardhmja europiane e Shqipërisë është një amanet që me çdo kusht do të realizohet në sajë të reformave që do të ndërmerren. 

‘’Shqipëria Europiane nuk është një ëndërr me sy hapur e këtij vendi, por është një amanet që ne do e çojmë përpara me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në sajë të reformave që do të ndërmarrim’’, përfundoi kryeministri Rama. 

Redaksia Online
Al.N/XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës