Europiani/ Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia! Sigurohen biletat e mbetura, 'Gjermani 2024' mëson grupet e plota

Europiani/ Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia! Sigurohen biletat e mbetura, 'Gjermani 2024' mëson grupet e plota

Euro 2024

Kampionati Evropian "Gjermani 2024" ka mësuar tre skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën finale që do zhvillohet këtë verë nga 14 qershori - 14 korrik.

Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia janë bashkuar me 21 ekipet që tanimë ishin pjesë e eventit. Në Tbilisi, gjeorgjianët shkruan historinë duke eliminuar Greqinë pas 120 minutave të mbyllura 0-0 dhe penalltive (4-2). Për herë të parë në histori Gjeorgjia merr pjesë në një event madhor, me festën që ka kapluar këtë vend, aty ku tifozët e kanë gdhirë në rrugë.

Në fushën neutrale të Wroclaw (Poloni), Ukraina përmbysi 2-1 Islandën në fundin e takimit dhe kalon në fazën finale. Tsygankov dhe Mudryk zhvlerësuan golin e Gudmundsson.

Në Cardiff, Uellsi nuk ia doli pas 120 minutave dhe Polonia u tregua më e saktë nga penalltitë (4-5) për të marrë një biletë për në fazën finale. Lewandowski me shokë do jenë pjesë e "Gjermani 2024".

Më poshtë grupet e plota të Euro 2024:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë

Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë