Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të stadiumeve janë përcaktuar edhe biletat që do të kenë në dispozicion shqiptarët në stadiumet që do të zhvillohen 3 ndeshjet e grupeve me Francën, Zvicrën dhe me Rumaninë.

Për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Lens në orën 15:00 në 11 qershor përballë Zvicrës Shqipëria do të ketë në dispozicion 5730 bileta.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë, 15 qershor në orën 21:00 kundër Francës në shtëpinë e Lorik Canës në Marseille, tifozët kuqezinj do të kenë 10100 vende.
 
Ndeshja e fundit në grup kundër Rumanisë në orën 21:00 në Lion tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 8800.


d.b/shqiptarja.com