Europiani i peshëngritjes nis me dështime për Shqipërinë

Europiani i peshëngritjes nis me dështime për Shqipërinë
Peshëngritja shqiptare ka marrë një lajm të keq në nisjen e Europianit që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Fetie Kasaj nuk ka përmbushur synimet duke marrë vetëm vendin e tetë në këtë turne, me një provë që lë për të dëshiruar.

Me një peshë trupore 52.68 kilogramë, sportistja shqiptare 27-vjeçe, ngriti 78 kg në shkëputje ndërsa në shtytje ajo ngriti 108 kg duke u renditur në vendin e pestë. Në totoal në dygarësh, Fetie Kasaj mori vendin e tetë në Europë, nga 9 sportiste që garuan në baterinë e saj.

Europiani që ka nisur në Kepez Basket Hall të Antalias në Turqi, ka impenjuar në total 12 peshëngritës shqiptarë, 8 meshkuj dhe 4 femra. Përfaqësimi i Shqipërisë përfundon ditën e diele me konkurrimin e Isa Bales ne peshën 105 kg bateria B. Të gjitha shpresat mbeten te Romela Begaj e cila prej dy muajsh është stërvitur në Athinë, për të dërguar të paktën një sportiste femër në Olimpiadën e Londrës këtë vit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta