'Europiani s'përshkruhet me fjalë', Arlind Ajeti: Scamacca duhet trajtuar me kujdes, na presin tre finale

'Europiani s'përshkruhet me fjalë', Arlind Ajeti: Scamacca duhet trajtuar me kujdes, na presin tre finale

Arlind Ajeti

Dortmund, Gjermani - Nga "Kaiserau", kampi bazë i Kombëtares në përgatitjet e Euro 2024 ka folur Arlind Ajeti. Mbrojtësi kuqezi tregoi se të gjithë lojtarët kundërshtarë janë të nivelit të lartë, teksa veçoi Scamaccan e Italisë si shumë të rrezikshëm. Ndërkohë që këtë pasdite në orën 17:00 kuqezinjtë do vijojnë me seancën e radhës stërvitore.

"Ndihem shumë mirë, çdo lojtar që është i grumbullur është diçka speciale sidomos kur është për Kampionat Europian. Nuk e di çdo të bëj ndryshe, mundohem të jem pranë ekipit, nëse do të luaj apo jo atë e vendos trajneri. 

Këto dëmtimet që kanë ndodhur janë pjesë e futbollit, por jam përgatitur mirë dhe jam 100% gati. Shpresat janë si me Italinë si dhe me të tjerat, mund të ndodh gjithçka ne do japim maksimumin, do mundohemi të arrijmë rezultat pozitiv si në ndeshjen e parë dhe të fundit.

Kundërshtarët? Për momentin kemi analizuar gjithë ekipin e Italisë, në ditët e ardhshme do të specifikojmë dhe lojtarët individualë. Ne duhet të përgatitemi për çdo sulmues, edhe Sca,aça e pamë në Ligën e Europës që është shumë i rrezikshëm. Duhet të shohim edhe të tjerët se nuk luan vetëm një lojtar. Europiani është diçka shumë e veçantë, çdo lojtar e ka ëndërr të marrë pjesë, e kemi fatin për të qenë këtu dhe do të japim maksimumin. Ne gjithmonë i besojmë vetes dhe ekipit e çdo lojtari të grumbulluar, do të japim maksimumin dhe të shohim çdo të ndodhë.

Kemi 3 finale, çdo ndeshje është speciale për ne, do të jetë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë diçka speciale, por të shohim çdo të dalë. Nuk e di nëse mund të them është më e fortë, por kemi cilësi, kualiteti është, lojtarët luajnë nëpër kampionate të huaja.

Në Euro për herë të dytë? Është e veçantë edhe për ne që është hera e dytë, emocionet janë gjithmonë të ndryshme. Edhe ne mundohemi të mbështesim çdo lojtar edhe jashtë ose brenda fushës.

Llogaritë nuk i kemi bërë, do i shohim ndeshje pas ndeshje. Pastaj do të shohim më tutje. Presioni është një gjë normale në futboll, por në Kombëtare ndjehesh më krenar kur sheh tifozët dhe të jep një motivim ekstra.

Jam i sigurt që do na mbështesin këto ndeshje. Ne të gjithë kemi një raport të mirë dhe kjo na ka ndihmuar në kualifikuese, edhe pse me Beratin luajmë prej një kohë të gjatë, edhe me të tjerët kemi një raport të mirë. Në 2016-ën isha unë më i riu dhe kisha pranë Mavraj dhe Canën, tani jam unë pak më i vjetër, por nuk mund të zgjedh", tha 30-vjeçari.

Shqipëria e nis aventurën në Europianin 2024 kundër Italisë më 15 qershor në orën 21:00 në "Iduna Park" të Dortmundit, ndërsa kalendari vijon me Kroacinë më 19 qershor (15:00) dhe Spanjën më 24 qershor (21:00).

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital