Europiani/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet

Europiani/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet

Kombëtarja U-17

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 nis nesër (15 mars) përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit B6, ku do të përballen me Azerbajxhanin dhe Uellsin.

Trajneri Andrea Tedesco ka publikuar listën me 21 futbollistët e grumbulluar. Pesë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi ndaj Azerbajxhanit më 19 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 15:00. Takimi i dytë i grupit, mes Uellsit dhe Azerbajxhanit, do të zhvillohet më 22 mars, po në “Elbasan Arena”, në orën 12:00.

Raundi do të mbyllet me përballjen mes Shqipërisë dhe Uellsit, e cila do të luhet më 25 mars, në orën 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Ky raund është një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-17, pasi do t’i shërbejë si përgatitje për finalet e Kampionatit Europian, ku Shqipëria merr pjesë si vend organizator.

Lista e trajnerit Tedesco

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Theu urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera penale, 38-vjeçari shqiptar rikthehet në qeli

Itali/ Theu urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera penale, 38-vjeçari shqiptar rikthehet në qeli