EUROPOL paralajmëron sulme terroriste në Europë nga anëtarët e Shtetit Islamik të ISIS.
 
Në një raport të fundit, EUROPOL thekson se vendet që janë më shumë të rrezikuara që të goditen nga sulmet janë ato që janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në luftimet në Irak dhe Siri.
 
Sipas raportit të publikuar, ka shumë persona që ka mundësi të kryejnë sulme terroriste në Europë.
 
Drejtori i Europolit Rob Wainwright deklaroi se "Dy vitet e fundit ka pasur një numër të lartë të sulmeve xhihadiste, disa prej të cilave kanë shkaktuar viktima në masë.
 
Rreziku është ende i lartë dhe përfshin komponentë të ndryshme të cilat mund të trajtohen vetëm me bashkëpunim edhe më të mirë
" deklaroi ai.
 
Ndërsa Koordinatori në luftën anti-terrorizëm në BE kërkoi vigjilencë maksimale për të shmangur sulmet.
 
"Ne duhet të jemi vigjilentë, pasi kërcënimi që vjen nga i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) dhe kthimi i luftëtarëve të huaj ka të ngjarë të vazhdojnë në vitet e ardhshme" tha ai.


dy.b/shqiptarja.com