Plot 333 350 azilkërkues në vitin 2015 kanë marrë statusin e mbrojtjes nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kjo shifër e cila është rritur me 72% në krahasim me vitin 2014 vjen në raportin e fundit të Eurostat. Ndërkohë që nga viti 2008 rreth 1,1 milionë azilkërkues kanë përfituar statusin e mbrojtjes në vendet e BE.
Grupi më i madh i përfituesëve sipas raportit të Eurostat janë qytetarët sirianë, ku 166 100 persona ose 50% kanë marrë statusin e mbrojtjes në shtetet anëtare të BE-së. Pas tyre vijnë qytetarët nga Eritrea me 27600 persona ose 8% dhe ato nga Iraku 23 700 ose 7%.

Ndërkohë azilkërkuesit shqiptarë, renditen të 16-tët ose 2%, pas Shqipërisë vjen Kosova me 2.3%, Serbia me 1.6% dhe Maqedona me 1.1%.

Shumica e kërkesave për azil janë miratuar në Gjermani. E dyta vjen Suedia, pastaj Italia, Franca, Britania, Austria dhe Holanda.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com