TIRANE - Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk është rritur aspak gjatë tre muajve të parë të këtij viti, as në Eurozonë dhe as në 27 vendet e BE-së, të marra sëbashku. Këtë e njofton sot agjencia evropiane e Statistikave, Eurostat.

Por, rritja zero është diçka më mirë se sa niveli -0.3 për qind, që u shënua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Shifrat më të këqia, ashtu sikurse edhe pritej, i ka shënuar Greqia, me rënie në masën 6.2 për qind në tremujorin e parë 2012, krahasuar me tremujorin e 4-t të vitit të kaluar. Nga ana e saj, Italia është në recesion, duke shënuar rënie ekonomike për të tretin tremujor rradhazi dhe 1.3 për qind në bazë vjetore.

Në të njejtën përiudhë, në SHBA prodhimi i brendshëm është rritur 0.5 për qind dhe me 0.2% në Britaninë e Madhe.

(gk/im/shqiptarja.com)