Eurovision cakton radhën
kur këndon Linda Halimi

Këngëtarja Linda Halimi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do të performojë e katërta në natën e parë të gjysmë finales.
 
Produksioni i sivjetshëm i Eurovisionit ka caktuar radhën e këngëve pjesëmarrëse në gjysmë finalen e tij. Natën e parë, më 9 maj do të të performojnë 18 shtete.
 
Shqipëria është zgjedhur të performojë pas Suedisë, Gjeorgjisë dhe Australisë dhe këtë vit do të prezantohet me këngën “Botë” të kënduar nga Linda Halimi.
 
Kurse në natën e dy të gjysmë finales, më 11 maj do të paraqiten këngët e 19-të shteteve.
 
Pas natës së dytë të gjysmë finales do të bëhet publike edhe radhitja e këngëve për natën finale e cila do të mbahet më 13 maj në Ukrainë.
 
Këngëtarja Linda Halimi ka fituar me këngën e saj “Botë” në Festivalin e Këngës që u mbajt në fund të dhjetorit e 2016-s në Radioletevizionin Shqiptar.
 
Ajo është vlerësuar me pikët maksimale nga votat e publikut dhe juria.
 
Pas fitores së festivalit Linda Halimi ka fituar të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2017.
 
Ky event do të mbahet në Kiev të Ukrainës në datat 9, 11 dhe 13 maj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista