Luiz Ejlli është ndër emrat më të lakuar gjatë muajit të fundit në të gjitha faqet rozë. Me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP, fansat duket se kanë nisur të hulumtojnë rreth të shkuarës së artistit.
Kjo ka bërë që kënga “Zjarr e ftohtë”, me të cilën ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 të renditet e dyta në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023.
Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.
Kënga kishte vetëm rreth 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube. Po ashtu, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga “Duje” nga Albina dhe familja Kelmendi me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria këtë vit.
Komente

