Autoritetet shëndetësore amerikane kanë miratuar vaksinën e parë në botë kundër chikungunya, një virus i përhapur nga mushkonjat e infektuara që FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) e ka përcaktuar si "një kërcënim në zhvillim për shëndetin global".
Chikungunya, e cila shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, në përgjithësi gjendet në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Azisë Juglindore dhe pjesëve të Amerikës, por kohët e fundit është përhapur në zona të reja gjeografike.
Vaksina, e cila u zhvillua nga Valneva e Evropës dhe do të tregtohet me emrin Ixchiq, është miratuar për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart që janë në rrezik të shtuar të ekspozimit, tha FDA.
Drita jeshile e rregullatorit të ilaçeve në SHBA për Ixchiq pritet të përshpejtojë përhapjen e vaksinës në vendet ku virusi është më i përhapur.
Sipas FDA, virusi, nga zonat ku ishte tradicionalisht i pranishëm, “është përhapur në zona të reja gjeografike duke shkaktuar një rritje të prevalencës globale të sëmundjes”, me mbi 5 milionë raste të regjistruara në 15 vitet e fundit.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.2%
-
Jo
47.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 1628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet virusi që ju përgjon nga telefoni, fshini këto aplikacione që e përhapin atë
24 Janar, 09:31
-
Virusi Nipah alarmon Indinë, konfirmohen dy vdekje
13 Shtator 2023, 13:56
-
Bota po përballet me një vale të re infektimesh me Covid, rastet me ‘Pirola’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura
2 Shtator 2023, 11:35
-
Bota po përballet me një variant të ri të COVID, OBSH: Rastet me ‘Eris’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura
11 Gusht 2023, 15:49
-
OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije nga një lloj misterioz i hepatitit
24 Prill 2022, 17:09
-
COVID-19 sjell në vëmendje laboratorin kinez/ I ndodhur pranë tregut të kafshëve, a është kjo e gjitha një koiçidencë?
22 Prill 2020, 06:09
-
COVID-19, i shndërron qelizat e pacientit në "fabrika të viruseve"
29 Mars 2020, 07:21
-
10 mënyra për të qëndruar të sigurt nga një epidemi
29 Shkurt 2020, 03:30
-
SHBA kërkon ndarje të informacioneve mbi koronavirusin, Pompeo: Shpresojmë transparencën e qeverisë kineze
19 Shkurt 2020, 05:07