Eurovision, Rona Nishliu nis
nesër provat me “Suus”

Eurovision, Rona Nishliu nis<br />nesër provat me “Suus”
AZERBAJXHAN – Këngëtarja Rona Nishliu, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion do të nisë nesër provat zyrtare. Në faqen zyrtare online të Eurovision janë publikuar edhe datat e provave që do të bëjnë këngëtarët dhe të konferencave të shtypit që do të japin.
Sipas kalendarit zyrtar Nishliu është e pesta në radhë (ora 11.55). Prova e dytë e saj do të jetë të enjten më 17 maj në orën 10:30. Pas secilës provë, Rona do të jetë edhe në një konference për shtyp përballë gazetarëve të atashuar pranë Eurovisionit.
Për regjistrimin e këngës u punua në studiot e Ocean Ëay Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i këngës u bë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.
Këngëtarja nga Kosova do të performojë në shqip gjatë natës së parë të festivalit, më 22 maj, së bashku me përfaqësuesit e Rumanisë, Greqisë, Rusisë, Belgjikës, Hungarisë etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.

(aq/ap/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza