Mishela Rapo është vajza që përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision 2015. Me një total prej 93 pikësh të siguruara nga votimet, Mishela ia doli të renditet në vend të 5-të me këngën e saj 'Dambaje', me muzikë nga Adrian Hila dhe tekst të Pandi Laços.
Të njëjtin vlerësim mori edhe Rona Nishliu në Eurovision-in e 2012-ës. Eurovizioni për fëmijë i këtij viti u zhvillua në Bullgari. Mishela Rapo u shpall fituese e Festivalit për Fëmijë të Tiranës në maj të këtij viti dhe më pas mori të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në këtë kompeticion.
Ajo është e njohur në skenën e muzikës për fëmijë në Shqipëri pasi është vlerësuar me çmime në disa festivale si ai i Shkodrës dhe në edicionin e 4-ët të 'Gjeniut të Vogël'.
/Shqiptarja.com