QIPRO - Eurogrupi ka arritur një marrëveshje politike me autoritetet qipriote për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit dhe të eurozonës.

Ministrat e Financave të bllokut ranë dakord për paketën ndihmë prej 10 miliardë eurosh për Qipron, për të shpëtuar vendin nga falimentimi financiar.

Marrëveshja u arrit në Bruksel pas 10 orë bisedimesh mes ministrave dhe përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këmbim, Qipros i është kërkuar të reduktojë defiçitin, të tkurrë sektorin bankar dhe të rrisë taksat.

Vitet e fundit Qipro është mbërthyer në një krizë financiare, e cila rënduar edhe më tej nga gjendja në Greqi ku bankat qipriote kanë vuajtur pasojat e humbjeve të thella nga ristrukturimi i borxhit grek.

Shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha se asistenca do të jepet në tërësi.

Ndërkohë shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha më herët se: “Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk dëshiron një ndihmë paraprake, por diçka afatgjatë, që të zgjasë dhe të jetë e qëndrueshme”.

Kjo marrëveshje përfshin edhe një taksim mbi depozitat bankare me qëllim, që të sigurojë kontributin e investitorëve në këtë ndihmë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)