/ATSH-DPA/ - Fronti i bashkuar i Eurozonës në programin e ndihmës për Greqinë shfaqi shenja tensionimi sot pas një raporti që dënon borxhin grek si të paqëndrueshëm dhe që kërkon ristrukturim të tij.
Në raportin e publikuar dje, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaron se borxhi total I Greqisë do rritet në 200 për qind të PBB në dy vitet e ardhshme, më shumë se trefishi i pragut të lejuar prej 60 për qind për bllokimin e monedhës.
Sipas FMN-së, parashikimet dramatike tregojnë nevojën për zbutje të borxhit I cili kalon gjithë parashikimet dhe atë çka është propozuar nga Mekanizmi Evropian për Stabilitet, fondi I përhershëm shpëtimtar i zonës euro që do lëvrojë ndihmën.
Ministri francez i Financave, Michel Sapin mbështeti thirrjen e kreditorëve me bazë në Uashington për më shumë lehtësira.
"Në të thuhej se dikush duhet ta ndihmojë Greqinë, ne kemi nevojë për solidaritet", deklaroi ai në një intervistë për televizionin BFMTV.
"Ne s'mund ta ndihmojmë Greqinë nëse nuk krijojmë lehtësira të borxhit", theksoi ai.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, deklaroi sot se qeveria e tij e mbështet plotësisht ndihmën e tretë për Greqinë për aq kohë sa qeveria e Cipras të jetë në gjëndje t'i përmbahet kushteve".
Kreu konservator njoftoi se paketa e ndihmës do të debatohet dhe caktohet për votim në parlamentin e Spanjës nga mesi I gushtit.
"Paketa e re e ndihmës do vendoset në votim të plotë plenar më shumë se sa një votim I thjeshtë komiteti edhe pse parlamenti nuk e ka për detyrë këtë", shtoi Rajoy.
Në Gjermani, kundërshtitë ndaj programit të ndihmës mes Demokratëve Kristianë (CDU) të kancelares, Angela Merkel dhe Unionit Social Kristian (CSU) në parlament u rritën.
Gazeta "Bild", më e shitura në vend, përmbledh se 11 ligjvënës kanë në plan të votojnë "jo" kur t'u kërkohet nëse vendi duhet të marrë pjesë në negociatat për programin e ndihmës.
Sipas mediave gjermane, pothuajse 100 deputetë të CDU-së së Merkelit dhe CSU-së I kanë shprehur asaj se nuk do ta mbështesin ndihmën për Athinën në një votim tjetër parlamentar.
Partia skeptike "Alternativa për Gjermaninë", gjithashtu dha kritikat e saj me nxjerrjen e një peticioni online kundrejt politikës së qeverisë për shpëtimin e euros.
Çdokush që e firmos atë refuzon ndihmën e tretë për Greqinë si dhe masat e ardhshme për të shpëtuar anëtarët e zonës euro.
Partitë opozitare në Estoni gjithashtu kanë ngritur zërin për paketën e ndihmës, që duhet të miratohet nga parlamenti i vendit.
"Është e qartë se Greqia në paaftësi që të paguajë borxhin nuk do të shndërrohet nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve", deklaroi kreu i majtë i "Centre Party", sot në Tallin.
"Krerët e të dy partive opozitare konservatore gjithashtu refuzuan paketën e ndihmës për Athinën", raporton radio "Estonia".
/Shqiptarja.com