Eva Buzo nderohet me certifikatë mirënjohje nga bashkia e Vlorës! Një shkëmb në Karaburun do mbajë emrin e saj

Avokatja shqiptaro-australiane Eva Buzo, notarja që theu rekordin nga brigjet italiane drejt atyre shqiptare është vleresuar me medalje dhe certifikatë mirënjohje nga bashkia e vlorës.

Ndërsa kryetari i bashkisë, Ermal Dredha propozoi që shkëmbi në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos. 

“Aty ku ka prekur, ku ka mbaruar garën ne do ia vendosim emrin “Shkëmbi i Evës”, për ta memorizuar këtë moment historik. Edhe pse është nga Berati ne duam ta bëjmë Even qytetare të Vlorës”, tha Dredha.

“Jam shumë e emocionuar dhe shumë falenderuese për të gjithë ju, mbështetësit e mi gjatë gjithë itenerarit, si bashkia dhe ekipi që më shoqëroi. Falenderoj gjithë shqiptarët që më duan dhe i dua, unë jam shumë e lumtur që arrita tia dilja në këtë sfidë”, tha Eva Buzo.

Po kështu, Buzo mori një kupë nga presidenti i federatës së notit, Agim Çiraku, i cili tha se kalimi i Otrantos me not është rekord absolut në sportin e notit.

“Për ne është gjë e mirë, që nje shqiptare vendosi rekord të ri. Sakrifica e saj është shembull që duhet ta marrin gjithë sportistët notarë”, tha Çiraku.

Eva Buzo është gruaja e parë në histori që përshkoi me not kanalin e Ontrantos, duke notuar për 35 orë ne nje gjatesi prej 92 kilometrash. Ajo e nisi rrugëtimin e saj nga brigjet e Leçes në Itali të shtunën pasdite dhe mbërriti të hënën e 19 gushtit në orën 5:00 në kepin e Gjuhëzës, pranë Karaburunit.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 21/08/2024 20:26

    Duke ikur duke shpikur. Sajesaxhi gajdexhi bashki

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës