Aktorja e njohur e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, Eva Longoria ka nisur një lidhje të re dashurie.

Longoria e ka pranuar këtë fakt në e Mario Lopez, “Extra”, ku ka konfirmuar lidhjen me yllin e futbollit amerikan Mark Sanchez.

“Unë dhe Mark, e di si...jemi mirë. Ne jemi të lumtur që jemi në lidhje”,-është shprehur aktorja.

Eva Longoria, e cila është shquar gjithnjë për bukurinë dhe freskinë e saj, gjithashtu ka theksuar se mosha e Sanchez nuk përbën një problem për lidhjen e tyre.

Futbollisti Mark Sanchez është rreth 12 vjet më i ri se Longoria.

(xh.k/shqiptarja.com)