Eva Murati në 'Rreze Dielli' i përgjigjet portaleve: Ja e vërteta e lidhjes time me djalin e Jozefina Topallit

Moderatorja e njohur e emisioneve sportive dhe njëkohësisht aktorja Eva Murati ka folur në emisionin Rreze dielli në Report Tv mbi lidhjen e shumëpërfolur midis saj dhe djalit të ish- kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Së fundmi ka pasur zëra të cilat thonë se Genar Topalli dhe Eva Murati nuk janë më bashkë.

Megjithë respektin që kam për karrigen tuaj të prezantuesit , unë nuk dua të përgjigjem.Nuk e kam pasur më përpara problem që të merrem me këtë temë. Lidhja ime është bërë publike që kur unë kam qenë 16 vjeç, por gjëja që mua më ka bezdisur më shumë është që përpos gjithë arritjeve të mia , kjo ndoshta veçohet më tepër nga të tjerat.

Njerëzit që nuk më njohin fare më njohin vetëm nëpërmjet atyre që shkruhen në portale apo në media dhe kjo më bezdiste më tepër.

Unë shkoj në emisione kuzhine , më pyesin për jetën personale, shkoj në emisione muzike, më pyesin për jetën personale. Ky nuk është problemi im por i medias që ka abuzuar me emrin tim. Ndaj unë thjesht kam vendosur ti jap fund kësaj gjëje. Unë do vazhdoj të lë një pikëpyetje të madhe të gjithë kësaj meqënëse të gjithëve iu pëlqen kaq shumë.

Eva Murati, moderatore

Vetëm pak kohë më parë, sërish në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, në këndin e gatimit, Eva Murati e kishte pohuar lidhjen e saj, ndërkohë që sot ajo e la sërish publikun me një pikëpyetje duke vendosur të mos flasë për këtë gjë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 22/06/2018 13:22

    Hajde debile hajde

    Përgjigju
  • Smajli: 22/06/2018 12:48

    Kujt i plasi per lidhjen tande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje