Evakuimet vazhdojnë në Afganistan, të paktën 82 mijë të larguar

Evakuimet vazhdojnë në Afganistan, të paktën 82 mijë të larguar

Të paktën 82,300 persona janë evakuuar nga Afganistani që nga e diela e kaluar kur afganët morën drejtimin e vendit, ndërkohë që mijëra të tjerë janë në pritje të fluturimit të radhës. Në 24 orët e fundit, ushtria amerikane ka evakuuar  afro 20,000 njerëz, ndërsa Londra, e dyta në numrin e të shpëtuarve, ka arritur në 10.000 që nga fillimi i operacioneve. Në bazë të përllogaritjeve paraprake janë rreth 300,000  persona në pritje të zhvendosjen duke numëruar ish -bashkëpunëtorët afganë të misionit të NATO –s dhe largimi i tyre para 31 gushtit është i pamundur.  

Ndërkohë që ditën e sotme liderët talebanë kanë deklaruar se situata në vend është më e qetë .

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid u shpreh se vendi ka gjetur qetësi. "Veprimtaritë kriminale janë ulur ndjeshëm dhe situata është përmirësuar. Gazetarët janë të sigurt këtu." Zëdhënësi theksoi edhe njëherë se afati për evakuimet mbetet 31 gushti dhe pas asaj date, aeroporti do të hapet për fluturime civile.

Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë "dialogun me talebanët" për të "ruajtur sa më shumë të jetë e mundur ndryshimet e arritura në 20 vitet e fundit në Afganistan". Këto fjalë vijnë një ditë pas G7 -së virtuale në të cilën këmbëngulja e udhëheqësve evropianë për nevojën për të zgjatur qëndrimin në Kabul përtej 31 gushtit për të garantuar evakuimet nuk u pranua nga Presidenti amerikan Joe Biden.


Lajmi kryesor:

Afganistani/ Biden ‘kundër’ aleatëve: Tërheqim trupat deri më 31 gusht! Talebanët fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët e ish të burgosurit marrin ministritë kryesore


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat