AFGANISTAN-Talebanët nuk kanë humbur më shumë kohë por kanë filluar me emërimet në qeverinë e re. Agjencia afgane e lajmeve Pajhwok raportoi të martën se ministri i financave Gul Aga dhe Sadr Ibrahim janë bërë ministër të Brendshëm. Kurse ish-i burgosuri në Guantanamo Mullah Abdul Qayyum Zakir është emëruar ministër i përkohshëm i mbrojtjes, raportoi neëyorkpost, duke cituar një burim Taleban.
Një konferencë e cila erdhi pesë orë me vonesë dhe që për më tepër kishte një fokur krejt tjetër nga sa ishte premtuar. Joe Biden, edhe pse kishte thirrur konferencën për shtyp për të informuar vendin mbi evakuimet nga Kabuli dhe rezultatet e G7, ai filloi duke folur për politikën e brenë veçanti miratimin e buxhettit prej 3.5 miliardë dollarë. Ai e di se çfarë i intereson votuesit dhe gjithashtu është i vetëdijshmë se sa më shpejt të ndalojmë së foluri për krizën afgane aq më mirë për të. Në fakt, ai foli për disa minuta dhe nuk mori asnjë pyetje nga gazetarët.
Presidenti amerikan shpjegoi se data e caktuar për tërheqjen, 31 gusht, nuk do të shtyhet. Kështu që shtatë ditë për të marrë të gjithë amerikanët që janë ende atje dhe afganët me vizë ose që kanë filluar aplikimin jashtë Afganistanit. Ndoshta një arritje e pamundur.
Biden, në fakt e kishte bërë të ditur vendimin e tij që në fillim të Samitit të G7, i cili zgjati më pak se një orë. Kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili e kishte organizuar Samitin me shpresën për të ndryshuar mendjen e aleatit të tij amerikan, duhej të pranonte humbjen:
"Ne do të vazhdojmë deri në momentin e fundit, por ju keni dëgjuar atë që tha presidenti amerikan dhe keni dëgjuar atë që thanë talebanët ”.
Biden theksoi se nëse ata qëndrojnë në vend, rritet rreziku i një sulmi terrorist. "Ne do të arrijmë ti largojmë deri më 31 gusht, pasi çdo ditë rritet rreziku i sulmeve nga ISIS".
Talebanët, pasi kishin paralajmëruar se nuk do të pranonin një zgjatje të afatit për tërheqjen e forcave amerikane, njoftuan se kishin bllokuar ardhjen e afganëve në aeroport, pasi sipas tyre ata kanë nevojë për ta këtu.
Por loja nuk do të përfundojë deri në orët e fundit, pasi presioni për të zgjatur qëndrimin amerikan me disa ditë është shtuar edhe nga ana e Kongresit, ditën e djeshme ka patur një takim me dyer të mbyllura midis përfaqësuesve demokratë dhe republikanë, sekretarit të Mbrojtjes, Sekretarit të Shtetit dhe Shefit të Shtabit. Dhe vetë Biden tha në mbrëmje se përmbushja e afatit "varet nga bashkëpunimi i talebanëve". Presidenti më pas kërkoi nga Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit të krijonin një "plan emergjence" në rast se kuptohet se do të detyrohen ta shtyjë afatin qoftë edhe për pak.
Në vizitën e tij të papritur në Kabul, kreu i CIA -s, një nga diplomatët më të lartë amerikanë, William Burns, sipas të gjitha gjasave ka provuar nëse ka ndonjë shans për të larguar afganët nga vendi edhe pas largimit të ushtrisë amerikane ( tani ka rreth 6,000). Talebanët mund të largojnë amerikanët e lënë pas por çfarë mund të themi për dhjetëra mijëra afganë që do të kenë të drejtë të largohen në drejtim të Shteteve të Bashkuara?
Johnson foli për një "hartë " për një dialog të mundshëm me talebanët me "kushtin numër një që ata të garantojnë një korridor të sigurt" për të gjithë ata që duan të largohen nga vendi edhe pas 31 gushtit. Por ai nuk specifikoi se si këto largime mund të menaxhohen pasi SHBA dhe NATO të largohen nga Kabuli. Vetëm Kanadaja e Justin Trudeau ka thënë se është e gatshme të lërë trupat përtej fundit të muajit tani për tani.
Ndërkohë, ritmi i evakuimeve është i furishëm, dje Pentagoni raportoi çdo 45 minuta niset një flututrim amerikan ose aleat. Rreth 21,600 njerëz u transportuan vetëm mes të martës dhe mëngjesit të djeshëm, duke thyer rekordin e një dite më parë. Biden deklaroi se mbi 70,000 njerëz janë larguar nga vendi që nga 14 gushti dhe falënderoi aleatët për një "përpjekje të paparë globale". Ai foli për një "detyrim kolektiv për të ndihmuar refugjatët".
"Ne do të jemi udhëheqës në këtë," tha ai, por theksoi nevojën për bashkëpunim nga të gjithë për të sjellë në shtëpi afganët që punuan për ta. Presidenti më pas shpjegoi se ishte pajtuar me aleatët që të përpiqeshin të rindërtonin një sistem për refugjatët që "u shkatërrua qëllimisht nga paraardhësi im".
Ndërkohë, detaje dramatike të situatës mbërrijnë nga Doha, ku mijëra të evakuuar afganë janë ndaluar. Jashtëqitje, urinë dhe të vjella në dysheme, me dhoma me minj: një skenar "ferri" sipas një zyrtari të Komandës Qendrore Amerikane që u shkroi kolegëve nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni.
Atmosfera në takimin virtual të G7 ishte shumë e ndryshme nga atmosfera e përzemërt dhe pothuajse festive në Cornwall, kur kthimi i aleatit amerikan u "festua" pas viteve të vështira me Trump. Evropianët nuk e kishin fjalën në vendimet e fundit të Uashingtonit, por gjithashtu duhet thënë se Afganistani ishte tani jashtë radarit të të gjithëve. Dje të 7 -të u zotuan të ndihmojnë OKB -në në koordinimin e ndihmës humanitare në rajon. Sa i përket mundësisë së njohjes së një qeverie talebane, ajo varet, "nga respektimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe angazhimi për të siguruar një Afganistan të qëndrueshëm", i cili nuk duhet të bëhet përsëri një parajsë për terroristët dhe duhet të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave .. "Askush nuk do t'i gjykojë me fjalë, por vetëm me veprime": kjo, tha Biden, është marrëveshja midis aleatëve.
124 punonjës të mediave dhe anëtarët e familjeve të tyre nga Afganistani, përfshirë gazetarët e New York Times, kanë mbërritur në Meksikë, ku janë pritur nga ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard, pasi u larguan pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.
"Meksika ka vendosur të mbështesë aplikimet për të drejtat e njeriut për strehim, azil dhe viza humanitare për njerëzit në Afganistan që kanë kërkuar strehim," tha Ebrard.
Ministri i Jashtëm ndihmoi për evakuimin e gazetarëve nga Kabuli, të cilët ndaluan fillimisht në Katar, para mbërritjes së tyre përfundimtare në Meksikë.
Meksika ishte në gjendje të "shkurtonte burokracinë" për të marrë punonjësit e mediave, ndryshë nga SHBA. Qeveria meksikane e konsideroi operacionin si një shembull të angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes.
Talebanët nuk kanë humbur më shumë kohë por kanë filluar me emërimet në qeverinë e re. Ata kanë emëruar veteranë të shquar në postet e ministrave të financave dhe mbrojtjes, thanë dy anëtarë të grupit radikal.
Ndonëse talebanët nuk i kanë njoftuar zyrtarisht emërimet, të cilat një komandant tha se ishin të përkohshme, por agjencia afgane e lajmeve Pajhwok tha të martën se Gul Agha ishte emëruar si ministër i financave dhe Sadr Ibrahim ministër i brendshëm. Ish i burgosuri në Guantanamo, Mullah Abdul Qayyum Zakir u emërua ministër i mbrojtjes, raportoi kanali i lajmeve Al Jazeera, duke cituar një burim taleban.
Turqia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e ushtrisë së saj nga Afganistani. Më shumë se 500 trupa ishin vendosur në vend si pjesë e një force të NATO -s.
Më parë kishte pasur sugjerime se trupat turke mund të qendronin pas afatit të 31 gushtit për tërheqjen e forcave perëndimore në mënyrë që të ndihmonin drejtimin e aeroportit të Kabulit.
Të mërkurën Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte "e rëndësishme që Afganistani të stabilizohet", raporton AFP.
"Turqia do të vazhdojë të jetë në një dialog të ngushtë me të gjitha palët në Afganistan në përputhje me këtë qëllim," shtoi ai.
” Veprimet dhe jo fjalët e talebanëve do të përcaktojnë procesin e ardhshëm në Afganistan,”- tha Erdogan.
Frika po rritet për gratë dhe vajzat në Afganistan pasi talebanët u thanë grave që punojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke pranuar se nuk ishin të sigurt në prani të ushtarëve të grupit militant.
Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid tha në një konferencë shtypi të martën se gratë nuk duhet të shkojnë në punë për sigurinë e tyre, duke minuar përpjekjet për të bindur vëzhguesit ndërkombëtarë se grupi do të ishte më tolerant ndaj grave sesa kur ata ishin për herë të fundit në pushtet.
Udhëzimi erdhi në të njëjtën ditë kur Banka Botërore ndaloi financimin në Afganistan, duke përmendur shqetësimet në lidhje me sigurinë e grave, dhe kur brenda pak orësh OKB -ja bëri thirrje për një "hetim transparent dhe të shpejtë" mbi raportet e abuzimeve të të drejtave të njeriut që nga marrja nën kontroll e talebanëve.
Mujahid tha se udhëzimi për të qëndruar në shtëpi do të ishte i përkohshëm dhe do të lejojë grupin të gjejë mënyra për të siguruar që gratë të mos "trajtohen në një mënyrë mosrespektuese". Ai pranoi se masa ishte e nevojshme sepse ushtarët talebanë "vazhdojnë të ndryshojnë dhe nuk janë të trajnuar".
"Ne jemi të lumtur që ato të punojnë, por duam të sigurohemi që ata të mos përballen me ndonjë shqetësim," tha ai. "Prandaj, ne u kemi kërkuar atyre që të marrin kohë pushimi nga puna derisa situata të kthehet në një gjendje normale dhe procedurat e lidhura me gratë të jenë në vend, atëherë ata mund të kthehen në punët e tyre."- tha më tej.
Të paktën 82,300 persona janë evakuuar nga Afganistani që nga e diela e kaluar kur afganët morën drejtimin e vendit, ndërkohë që mijëra të tjerë janë në pritje të fluturimit të radhës. Në 24 orët e fundit, ushtria amerikane ka evakuuar afro 20,000 njerëz, ndërsa Londra, e dyta në numrin e të shpëtuarve, ka arritur në 10.000 që nga fillimi i operacioneve. Në bazë të përllogaritjeve paraprake janë rreth 300,000 persona në pritje të zhvendosjen duke numëruar ish -bashkëpunëtorët afganë të misionit të NATO –s dhe largimi i tyre para 31 gushtit është i pamundur.
Ndërkohë që ditën e sotme liderët talebanë kanë deklaruar se situata në vend është më e qetë .
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid u shpreh se vendi ka gjetur qetësi. "Veprimtaritë kriminale janë ulur ndjeshëm dhe situata është përmirësuar. Gazetarët janë të sigurt këtu." Zëdhënësi theksoi edhe njëherë se afati për evakuimet mbetet 31 gushti dhe pas asaj date, aeroporti do të hapet për fluturime civile.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë "dialogun me talebanët" për të "ruajtur sa më shumë të jetë e mundur ndryshimet e arritura në 20 vitet e fundit në Afganistan". Këto fjalë vijnë një ditë pas G7 -së virtuale në të cilën këmbëngulja e udhëheqësve evropianë për nevojën për të zgjatur qëndrimin në Kabul përtej 31 gushtit për të garantuar evakuimet nuk u pranua nga Presidenti amerikan Joe Biden.
Rikthimi i talebanëve në fuqi ka bërë që ata të imponojnë kufizime të shumta ndaj medias ka deklaruar organizata "Reporterët pa Kufij”.
Sipas saj ditët e fundit ka paturrritje të kërcënimeve, presioneve dhe ndonjëherë dhunës nga ana e talebanëve ndaj mediave. Të paktën 10 gazetarë janë kërcënuar ose sulmuar gjatë punës së tyre në rrugët e Kabulit dhe Xhalalabadit brenda një jave, duke shtuar se rreth 100 media private në të gjithë vendin ndaluan punën e tyre gjatë kësaj kohe.
"Gjatë një jave talebanët rrahën pesë gazetarë dhe kameramanë nga kanali ynë. Ata kontrollojnë gjithçka që transmetojmë ", citoi organizata një punëtor të një kanali televiziv privat.
Ndërkohë, mediat janë detyruar të pezullojnë një pjesë të programeve të tyre sepse talebanët i urdhëruan ata të respektojnë ligjin islam, thonë Reporterët Pa Kufij.
"Serialet dhe programet sociale janë ndalur. Ne transmetojmë vetëm buletine të shkurtra lajmesh dhe dokumentarë arkivorë", tha një punëtor i një stacioni televiziv privat.
Korrespondentët e huaj që mbetën në kryeqytet nuk janë "subjekt i këtyre rregullave dhe arrijnë të punojnë pothuajse normalisht, por për sa kohë?" shtron pyetjen organizata.
Hapja e shumë mediave ishte vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha të Afganistanit në 20 vjetët e fundit, pasi në periudhën e parë të sundimit të tyre ata ishin të ndaluar.
Që kur e morën pushtetin në Kabul, grupi militant është munduar të paraqesë një pasqyrë mbase më të moderuar, duke u zotuar të mbrojë mediat e lira dhe të drejtat e grave - edhe pse brenda kornizës së rregullave të Islamit.
Talebanët morën kontrollin e Afganistanit, pas vendimit të presidentit Biden dhe NATO për të tërhequr të gjitha trupat nga Afganistani.
Pas marrjes së Afganistanit nën kontroll të plotë nga talebanët, Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan.
“Ne kemi ndalur disbursimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC.
Kujtojmë që më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA ngriu asestet bankës qendrore të Afganistanit. Administrata e Biden gjithashtu ka ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit që mbahen në SHBA.
Vendimi i Bankës Botërore për të pezulluar pagesat për Afganistanin është goditja e fundit financiare ndaj qeverisë së re të vendit.