Evakuohen mijëra banorë nga një rajon rus, pas thyerjes së pjesshme të digës
Ekipet e shpëtimit duke i evakuuar banorët nga vërshimet e ujit, Orsk, Rusi.
Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar të shtunën mijëra njerëz në një rajon jugor rus, pas thyerjes së pjesshme të një dige, e cila rrezikon të shembet plotësisht.
Punëtorët përdorën gomone për t'i larguar banorët drejt vendeve të sigurta, për shkak se vërshimet e ujit nga lumi Ural u rritën në rajonin Orenburg, përfshirë në qytetin Orsk.
Sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS, diga ishte shkatërruar plotësisht, megjithatë zyrtarët lokalë e më vonë e mohuan këtë gjë.
Ndërkohë që autoritetet thanë se kanë nxjerrë tre trupa nga uji, por nuk është e qartë nëse vdekja e tyre ndërlidhej me vërshimet.
Orski është qyteti i dytë më i madh në rajonin Orenburg, me 189.000 banorë.
Zyra e prokurorit rajonal njoftoi se ka nisur një hetim penal, duke thënë se shkaktari për thyerjen e digës mund të ketë qenë mirëmbajtja e dobët.
Në javët e fundit, një sërë komunitetesh në pjesët jugore të rajoneve siberiane dhe Bjeshkëve Ural të Rusisë janë goditur nga vërshimet, si pasojë e shkrirjes së borës pranverore dhe temperaturave të larta josezonale.
Ndërsa edhe zona të Kazakistanit, që shtrihen në kufi me Orenburgun, janë përballur me vërshime katastrofike.
Mbi 16.000 njerëz janë evakuuar nga komunitete të ndryshme në pjesët veriore të vendit.
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se këto vërshime janë fatkeqësia më e rëndë natyrore që e ka goditur vendin e tij në 80 vjetët e fundit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Rusia jashtë Botërorit 2026, UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim
19 Nëntor, 17:38
-
Kremlini thotë se administrata e Presidentit Biden po e përshkallëzon luftën në Ukrainë
18 Nëntor, 15:43
-
Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)
15 Nëntor, 10:18
-
Jugu i Italisë goditet nga moti i keq, përmbytje në Siçili (VIDEO)
14 Nëntor, 15:04
-
Rusia s'i ndal sulmet, Ukraina rrëzon 21 dronë, 38 të tjerë ranë vetë pas goditjes elektronike në sistemet e navigimit
14 Nëntor, 11:38
-
Spanjë/ Rikthehen përmbytjet, Malaga më e rrezikuara! Mbyllen shkollat dhe evakuohen banorët
13 Nëntor, 22:31
-
PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta
13 Nëntor, 09:26
-
Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë
12 Nëntor, 09:12
-
Spanjë/ Moti i keq në Katalonjë, Girona qyteti i radhës që dëmtohet nga përmbytjet
9 Nëntor, 15:19
-
Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?
8 Nëntor, 18:00