Në ditën e 74 të luftës Rusia nuk po i ndal sulmet në Ukrainë. Një shkollë në Lugansk u bombardua nga ushtria ruse, ku u deri tani janë regjistruar 60 viktima civile, sipas presidentit Volodymir Zelenskyt. Në të gjitha rajonet e Ukrainës po raportohet për sirena sulmi.
Të gjithë civilët u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Operacioni i evakuimit filloi një javë më parë, i koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq. Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus. Rusia ka rrethuar fabrikën për javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se 300 civilë ishin shpëtuar nga uzina, megjithëse Ministria ruse e Mbrojtjes dha një numër shumë më të ulët, duke thënë se 51 persona ishin evakuuar gjatë një periudhe prej tre ditësh.
Zelensky tha se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë për të nxjerrë personelin ushtarak nga Mariupol.
Jill Biden, zonja e parë e SHBA, bëri një udhëtim të papritur në Ukrainën perëndimore dhe takoi zonjën e parë ukrainase Olena Zelenska në një shkollë në Uzhhorod, një qytet me 100,000 banorë, vetëm pak kilometra larg kufirit me Sllovakinë.
Putin tha sot se ushtria jonë, ashtu si paraardhësit e tyre, po luftojnë së bashku për të pastruar tokën e tyre nga llumi nazist. Sakaq pas përfundimit të takimit të zhvilluar online mes udhëheqësve të G7 ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se mbështetja ushtarake dhe financiare do të vazhdojë në Ukrainë.
Gjashtëdhjetë persona u vranë pas bombardimit të një shkolle në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore të shtunën, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. ‘Vetëm dje, në fshatin Bilogorivka, në rajonin e Luganskut, një bombë ruse vrau 60 civilë’, tha Zelensky gjatë një ndërhyrjeje me videokonferencë në një samit të G7.
Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin
Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin ka viztuar Mariupol-in këtë të dielë duke u bërë kështu zyrtari më i lartë i qeverisë që ka shkelur në qytetin ukrainas pas javësh bombardime nga rusët.
“Kam vizituar territoret e çliruara të DNR (Republika Popullore e Donetsk) dhe LNR (Republika Popullore e Luhansk) Kam vizituar Mariupolin, Volnovakha-n, Luhanskun dhe qytete të tjera dhe kam biseduar me vendasit. Në rajone fillon rivendosja e jetës paqësore – shumë punë. Ne do të ndihmojmë. Në veçanti, është e nevojshme të kryhet një punë në shkallë të gjerë për të ofruar ndihmë humanitare", tha Khusnullin
Petro Andrushenko, këshilltar i kryetarit të zgjedhur ukrainas të Mariupolit, tha se Khusnullin kishte vizituar portin detar të Mariupolit dhe kjo është një këmbanë alarmi pasi vizita të tilla kanë të bëjnë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara.
“Përveç plaçkitjes banale, vizita të tilla kanë të bëjnë gjithnjë e më shumë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara drejtpërdrejt në Rusi,” tha Andrushenko.
Kryeministri i Italisë Mario Draghi
Kryeministri italian Mario Draghi gjatë takimit të G7 ka përsëritur rëndësinë e kordinimit të ngushtë mes vendeve anëtare për të mbështetur Ukrainën dhe për të promovuar një armëpushim të menjëhershëm.
"Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe ne duhet të vazhdojmë me paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t'i dhënë shtysë të re negociatave”, është shprehur Draghi.
Kryeministri i Kanadasë në konferencë me presidentin e Ukrainë
Kryeministri i Kanadasë njoftoi rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev gjatë konferencës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky
Trudeau gjithashtu njoftoi se do të jepet më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë kamerat e dronëve, imazhet satelitore, armët e vogla dhe municionet. Kryeministri kanadez njoftoi gjithashtu se Kanadaja do të heqë tarifat tregtare për të gjitha importet ukrainase që vijnë në Kanada për vitin e ardhshëm.
“Është e qartë se Vladmir Putin është përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës dhe duhet të ketë përgjegjësi”, tha Trudeau.
Komentet e Trudeau erdhën gjatë një vizite të papritur në Ukrainë gjatë ditës së sotme.
Pas përfundimit të takimit të zhvilluar online mes udhëheqësve të G7 ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se mbështetja ushtarake dhe financiare do të vazhdojë në Ukrainë.
"Për këtë qëllim, ne do të vazhdojmë ndihmën tonë të vazhdueshme ushtarake dhe të mbrojtjes për Forcat e Armatosura të Ukrainës, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në mbrojtjen e rrjeteve të saj kundër incidenteve kibernetike dhe do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, duke përfshirë sigurinë e informacionit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në rritjen e saj sigurinë ekonomike dhe energjetike”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i Ukrainës Zelensky në fjalën e tij është shprehur se Ukraina do të vijojë të mbrohet dhe se qëllimi i tij përfundimtarë është tërheqja e plotë e forcave ruse nga Ukraina.
"Ukraina mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me anëtarët e G7 për të mbështetur stabilitetin makroekonomik të Ukrainës përballë sfidave të paraqitura nga pushtimi i plotë rus, shkatërrimi masiv i infrastrukturës kritike dhe ndërprerja e rrugëve tradicionale të transportit detar për eksportet ukrainase", tha Zelensky.
G7 u zotua gjithashtu të "rrisë" ndihmën financiare afatshkurtër për Ukrainën në javët në vijim, si dhe të vazhdojë të zhvillojë opsione për rindërtimin afatgjatë të vendit.
“Në javët e ardhshme, ne do të shtojmë mbështetjen tonë financiare kolektive afatshkurtër për të ndihmuar Ukrainën të mbyllë boshllëqet financiare dhe të ofrojë shërbime bazë për popullin e saj", thuhet në deklaratë.
Deklarata me shtatëmbëdhjetë pika njofton gjithashtu se të gjitha vendet e G7 bien dakord të heqin dorë nga nafta ruse dhe se pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin sjell "turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj".
Ka përfunduar mbledhja e zhvilluar online mes lidërve të G7 në të cilën u morën vendime të rëndësishme në lidhje me situaten në Ukrainë dhe për sanksionet e reja ndaj Rusisë.
“Ne mbetemi të bashkuar në vendimin tonë se Presidenti Putin nuk duhet të fitojë këtë luftë kundër Ukrainës. Ne i detyrohemi kujtimit të atyre që luftuan për lirinë në Luftën e Dytë Botërore, të vazhdojmë të luftojmë për të sot, për popullin e Ukrainës, Evropën dhe komunitetin global", thuhet në deklaratë.
Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të industrializuara në botë G7, sapo kanë bërë një deklaratë pas një takimi online ku mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
"Do të vazhdojnë përpjekjet për të hequr dorë nga furnizimet ruse të naftës dhe për të përforcuar sanksionet që synojnë të gjymtojnë aftësinë e qeverisë ruse për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës, gjithashtu do të vazhdojmë fushatën tonë kundër elitave financiare dhe anëtarëve të familjes, të cilët mbështesin Presidentin Putin në përpjekjet e tij të luftës dhe shpërdorojnë burimet e popullit rus", thuhet në deklaratë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se nuk do të marrim asnjë vendim që mund ta çojë NATO-n në luftë pasi sipas tij 8 Maji duhet të jetë si një mësim për të gjithë që një luftë botërore midis fuqive bërthamore nuk i shërben askujt.
“Ne nuk do të marrim asnjë vendim që e çon NATO-n në luftë. Fakti që nuk duhet të ketë më një luftë botërore, dhe sigurisht jo një luftë midis fuqive bërthamore, është gjithashtu një mësim i 8 majit", shprehet Scholz.
Ambasadorja në detyrë e SHBA në Ukrainë, Kristina Kvien dhe një grup diplomatësh amerikanë u kthyen në ambasadën në Kiev këtë të dielë për herë të parë që nga fillimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.
Ambasada e SHBA në kryeqytetin ukrainas u mbyll në mes të shkurtit pasi shqetësimet u rritën për veprimet ushtarake ruse.
Në fund të prillit, gjatë një vizite në Kiev, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se SHBA do të kthejë diplomatët në Ukrainë.
Kvien dhe diplomatët e tjerë amerikanë u kthyen në Kiev në Ditën e Fitores në Evropë, një ditë para Ditës së Fitores së Rusisë, dhe në të njëjtën ditë kur Zonja e Parë Jill Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau zhvilloi një vizitë të papritur në Irpin në periferi të Kievit. Kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Markushin, i tregoi Trudeau shkatërrimin e qytetit i cili ishte nën kontrollin rus deri në fund të marsit. ‘Kam pasur nderin të flas me kryeministrin kanadez Justin Trudeau’ - tha kryebashkiaku, sipas kur raporton Ukrainska Pravda. ‘Ai erdhi për të parë vetë të gjithë tmerrin që pushtuesi rus i ka shkaktuar qytetit tonë. Është e qartë se ai ishte i tronditur nga gjithçka, ai nuk pa struktura ushtarake, por shtëpitë ku njerëzit normalisht jetonin deri vonë, të djegura dhe të shkatërruara plotësisht’.
‘Ushtria jonë, ashtu si paraardhësit e tyre, po luftojnë së bashku për të pastruar tokën e tyre nga llumi nazist’. Kështu shkruajti presidenti rus, Vladimir Putin, në "telegramet e urimit" dërguar liderëve të republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut më 77-vjetori i Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, njofton Kremlini, duke nënvizuar se edhe lideri rus ka “shprehur sigurinë se fitorja do të jetë e jona, ashtu si në vitin 1945”. Presidenti rus u dërgoi një mesazh vendeve të tjera të Federatës Ruse me rastin e 9 majit, festës kombëtare të fitores në Evropë të Bashkimit Sovjetik mbi nazizmin, në të cilin u shpreh se ‘detyrë e përbashkët sot është të parandalojmë ringjallja e nazizmit që u ka sjellë kaq shumë vuajtje njerëzve nga vende të ndryshme’.
Papa Françesku ka folur shpesh për luftën në Ukrainë, duke bërë thirrje për paqe mes palëve, megjithatë deri tani zëri i tij nuk është dëgjuar teksa luftimet vijojnë të marrin jetë njerëzish.
Gjatë meshës së mbajtur këtë të dielë në sheshin Shën Pjetër Ati i Shenjtë ka vijuar me thirrjet e tij pët ti dhënë fund luftës pasi armët nuk sjellin kurrë paqe.
“Një fatkeqësi e pakuptimtë, një çmenduri. Armët nuk sjellin kurrë paqen. Le të lutemi që liderët e këtyre vendeve të mos e humbasin dëshirën e njerëzve për paqe”, tha Papa Françesku.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e "një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit", gjatë fjalimit që mbajti për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore.
"Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi. E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha Zelensky.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka reaguar për luftën në Ukrainë duke thënë se është optimiste që BE të arrijë ta kalojë edhe këtë krizë. Në mesazhin e saj për Ditën e Europës që do të festohet nesër, von der Leyen tha:
“Europa qëndron krah Ukrainës. Në të njëjtën kohë, invasioni i Kremlinit na kujton pse po festojmë Ditën e Europës. Pas 72 vitesh, Europa është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë, ne mbështesim miqtë tanë ukrainas.
Ne po rikuperohemi nga urgjenca Covid. Shtetet anëtare kanë marrë tashmë 100 miliardë euro nga fondi ynë i rimëkëmbjes. Investimet e mëdha garantojnë miliona vende pune çdo ditë dhe krijojnë mundësi të reja në Evropë. Ne po punojmë shumë për të mbrojtur klimën dhe për të bërë kontinentin tonë të pavarur nga lëndët djegëse fosile të importuara. Evropa ka mundur t'i arrijë të gjitha këto gjëra sepse ne jemi të bashkuar dhe të vendosur. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur dhe optimist se Bashkimi ynë mund të fitojë sfidën e paraqitur nga lufta në Ukrainë”.
Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden bëri një udhëtim të paparalajmëruar për shkaqe të sigurisë ditën e sotme në Ukrainë ku u takua dhe me Zonjën e Parë të Ukrainës Olena Zelenka në një shkollë të konvertuar që tashmë shërben si strehim i përkohshëm për qytetarët e zhvendosur në Uzhhorod, një fshat i vogël në Ukrainën jugperëndimore.
"Doja të vija në ditën e nënës,ne menduam se ishte e rëndësishme t'i tregonim popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet. Kjo luftë ka qenë brutale.Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”, tha Jill Biden.
Ushtarët ukrainas që po luftojnë kundër forcave të armatosura ruse në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, janë zotuar që të vijojnë të rezistojnë pavarësisht kushteve.
“Dorëzimi nuk është opsion,” kështu u shprehën sot anëtarë të regjimentit Azov ndërsa dolën për një konferencë për shtyp të transmetuar online.
Duke folur nga një vend i fshehtë brenda ambienteve të Azovstal, ushtari Illia Samoilenko, tha se dorëzimi është i papranueshëm për ta dhe se shanset për të mbijetuar nëse dorëzohen janë zero.Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojnë me evakuimin e ushtarëve të lënduar, po ashtu, ai bëri të ditur se ka ende “dhjetëra” civilë brenda uzinës.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka vizituar Kievin këtë të dielë ku ka zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kryeministri shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliç Radman dhe Zvonimir Frka-Peteshic, shef i kabinetit të kryeministrit.
“Kroacia e di se si është të jesh nën agresion ushtarak dhe vazhdon të ofrojë mbështetje politike, diplomatike, financiare, humanitare, teknike dhe çdo mbështetje tjetër të mundshme për Ukrainën, si dhe ndihmë për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas”, është shprehur Plenkoviç.
Vizita e kryeministrit në Ukrainë po zhvillohet në prag të Ditës së Evropës dhe është një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për autoritetet ukrainase dhe popullin mik ukrainas, të cilët janë viktima të agresionit brutal rus.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka bërë sot homazhe viktimave të luftës në Ukrainë në Ditën e Fitores në Evropë.
Johnson u është drejtuar ukrainasve me në një video-mesazh të publikuar sot.
"Përkushtuar atyre që kanë vdekur dhe vuajtur në pushtimin e paligjshëm të Rusisë, respekt dhe mirënjohje për ta. Ne jemi të vendosur për të mbështetur Ukrainën në luften e tyre. Ne nuk do të harrojmë sakrificat që janë bërë ndër breza për të siguruar paqen dhe lirinë në Evropë”, shprehet Johnson.
Dita e Fitores në Evropë (VE) festohet nga disa shtete evropiane më 8 maj të çdo viti, duke shënuar pranimin zyrtar nga aleatët e Luftës së Dytë Botërore kapitullimin e Gjermanisë naziste, më 8 maj 1945.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka shkatërruar një anije të marinës ukrainase pranë Odessa në një sulm me raketa gjatë natës.
Forcat e armatosura të Kremlinit gjithashtu thonë se rrëzuan dy bombardues ukrainas SU-24 dhe një helikopter Mi-24 mbi ishullin e gjarpërinjve të Detit të Zi gjatë natës, raporton Ministria e Mbrojtjes ruse.
Joe Biden dhe liderët e G7 do të zhvillojnë sot videokonferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë videokonferencën e tretë që nga fillimi i vitit me partnerët e tij, njoftoi Christine Hoffman duke theksuar se 8 maji është një datë historike që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Do të flitet për çështjet aktuale, vecanërisht situatën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Zelensky do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën në vendin e tij. Të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden se ishte "i hapur" për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe do të diskutonte masat me aleatët nga G7 në ditët e ardhshme.
Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara përbëjnë grupin e 7 vendeve të zhvilluara ekonomikisht.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymy Zelensky i cili tha se ishte gati të negocionte me Rusinë dhe të heqin dorë nga Krimea. Stoltenberg thotë se vendet aleate nuk do e pranonin asnjëherë ankesimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.
“Vendet e NATO nuk do të pranojnë kurrë një aneksim të paligjshëm të Krimesë. Kemi shprehur kundërshtinë tonë gjithashtu dhe për kontrollin rusë në rajonin e Donbasit”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për një media gjermane.
Stoltenberg shkoi dhe më tej, duke shtuar se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë për të mbrojtur vendin e saj.
Reagimi vjen, pas deklaratës së presidentit Zelensky të premten, ku ai tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014.
225 fëmijë ukrainas kanë vdekur tashmë nga pushtimin rus. Shifra u bë me dije nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev.
Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Donetsk (139), Kiev (116), Kharkiv (98), Chernihiv (68), Kherson (46), Mykolaiv (44), Lugansk (42) dhe Zaporizhzhia (28).
Rusët kanë bombarduar një shkollë në fshatin Belogorovka në Lugansk. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se të paktën 60 persona janë nën rrënojat e shkollës së goditur, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.
Sirenat paralajmëruese për sulm këtë mëngjes pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës. Kështu raporton Kyiv Independent.
Mbretëria e Bashkuar është zotuar të sigurojë 1.3 miliardë paund shtesë (rreth 1.52 miliardë euro) ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, raporton Guardian.
“Sulmi brutal i Putinit jo vetëm që po shkakton shkatërrim të patreguar në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në të gjithë Evropën”, tha në një deklaratë kryeministri britanik Boris Johnson.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nëse presidenti amerikan Joe Biden do të vizitonte Kievin do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm. Në një intervistë për Fox News Zelensky u shpreh se Biden perceptohet në shoqërinë ukrainase si "presidenti i qytetërimit më të madh demokratik".
"Unë mendoj se ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm," tha Zelensky.
Te gjatin do merni o johnson kokrrat e bastardeve , ju qelbesira e nxitet ate lufte dhe po e ushqeni por hurin ne b…e do merni legena !
PërgjigjuNato nuk pranon qe Krimea te jete e Rusise ? Po deri dje keta thoshnin qe populli Ukraines ka te drejte te vendos vete per fatin e tij dhe sot thone qe Nato nuk e pranon . Ipokrizia juaj o plera do marr fund bastarde te ndyre vrases !
PërgjigjuMeqe NATO nuk do qe Krimea te aneksohet nga Rusia e te hyje qe ta mbroje dhe ta shikoje sesa do ti vkeje lekura.
PërgjigjuTuri koment shume i sakte.
PërgjigjuDergoni arme se te gjatin do merni o anglo-amerikane se cdo gje qe beni te keqe per te tjeret do tju kthehet nje dite per koke , ju jeni shkaktaret e te gjitha luftrave ne bote maskarenj te ndyre
Përgjigju